Katër plumba në sy të gruas - Detaje të reja nga ekzekutimi i Fation Sinanit në Vlorë

Katër plumba në sy të gruas - Detaje të reja nga ekzekutimi i Fation Sinanit në Vlorë

07:26, 21/06/2017
A+ Aa A-

Detaje të reja kanë dalë lidhur me ekzekutimin e Fation Sinanit mbrëmjen e së martës në Vlorë në shtëpinë e tij.

Sinani bashkëjetonte me gruan prej katër vjetësh në një banesë me qera. Ata nuk kishin fëmijë. Vrasja etij me katër plumba  ka ndodhur në derën e shtëpisë, në prani të gruas, e cila sot ndodhet në gjendje të rëndë psikologjike. 

Policia arriti të ndalonte një prej autorëve, Neritan Qejvanin, 42 vjeç.

Sinani ishte me origjinë nga Tropoja. Ai bënte punë krahu, kurse e shoqja ishte rrobaqepëse. Njihej si njeri i qetë, ndaj tani po hetohet e kaluara e tij në Tropojë, hasmëritë e mundshme.

Ja si e përshkroi Policia e Vlorës, vrasjen:

Rreth orës 22:10, në lagjen “Partizani” Vlorë pranë rrugës drejt Spitalit Rajonal, është vrarë me armë zjarri në banesën e tij shtetasi F.S., rreth 40 vjeç, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen në vend. Grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendngjarje duke kryer veprimet në lidhje me krimin e ndodhur.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të policisë, në ndjeke të autorëve është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi i njërit prej autorëve në dalje të lagjes “Partizani” shtetasi: N.Q., rreth 42 vjeç, me të cilin po punohet për zbardhjen e ngjarjes. Janë ngritur pika kontrolli në akset kryesore të qytetit me qëllim kapjen e autorit tjetër i cili ka mundur të largohet me shpejtësi duke përfituar nga errësira, pasi dyshohet se krimi është kryer në bashkëpunim. Në vendngjarje, Policia ka sekuestruar armën e krimit-Pistoletë të llojit “Beretë”. Ende nuk dihen motivet e ndodhjes së kësaj ngjarjeje por po punohet për zbulimin dhe sqarimin e tyre.

Vazhdojnë hetimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco