Vrasja në Vlorë, një nga autorët i arratiset Policisë, arrestohet tjetri

Vrasja në Vlorë, një nga autorët i arratiset Policisë, arrestohet tjetri

23:27, 20/06/2017
A+ Aa A-

Një nga autorët e dyshuar të vrasjes së Fajton Sinanit mbrëmjen e sotme në Vlorë është vënë në pranga, ndërsa një tjetër ka arritur t’ia mbathë.

Ky i fudnit ka mundur të largohet me shpejtësi duke përfituar nga errësira, kanë bërë me dije burime zyrtare nga policia.

Përmes një njoftimi, Policia ka dhënë detaje lidhur me krimin:

Rreth orës 22:10, në lagjen “Partizani” Vlorë pranë rrugës drejt Spitalit Rajonal, është vrarë me armë zjarri në banesën e tij shtetasi F.S., rreth 40 vjeç, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen në vend. Grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendngjarje duke kryer veprimet në lidhje me krimin e ndodhur.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të policisë, në ndjeke të autorëve është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi i njërit prej autorëve në dalje të lagjes “Partizani” shtetasi: N.Q., rreth 42 vjeç, me të cilin po punohet për zbardhjen e ngjarjes. Janë ngritur pika kontrolli në akset kryesore të qytetit me qëllim kapjen e autorit tjetër i cili ka mundur të largohet me shpejtësi duke përfituar nga errësira, pasi dyshohet se krimi është kryer në bashkëpunim. Në vendngjarje, Policia ka sekuestruar armën e krimit-Pistoletë të llojit “Beretë”. Ende nuk dihen motivet e ndodhjes së kësaj ngjarjeje por po punohet për zbulimin dhe sqarimin e tyre.

Vazhdojnë hetimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Shpërthimi i makinës

Ndërkohë, një automjeti i është vënë lëndë plasëse nga persona ende të paidentifikuar nga policia, e si pasojë shpërthimi i ka dëmtuar mjetit pjesën e pasme. Kjo ka ndodhur jo larg vendit të ekzekutimit të Sinanit dhe jo më vonë se 1 orë nga vrasja. Nuk dihet ende nëse ka një lidhje mes dy ngjarjeve.

"Rreth orës 22:58, në lagjen "15 Tetori", autorë të paidentifikuar ende i kanë vënë lëndë plasëse (shpërthyese) automjetit tip Ford Autoveturë me targë AA 987 KP. Automjeti ka qenë i parkuar në një rrugë dytësore pranë Bashkisë së qytetit, në pronësi të shtetasit E.I., 42 vjeç. Si pasojë e shpërthimit mjeti është dëmtuar në pjesën e përparme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të këtij rasti. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit", ka njoftuar policia.

Image

FOTO nga vendngjarja

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco