Shpërthen një automjet pranë bashkisë së Vlorës FOTO ilustruese

Shpërthen një automjet pranë bashkisë së Vlorës

23:08, 20/06/2017
A+ Aa A-

Një automjet ka shpërthyer mbrëmjen e sotme pranë baskisë së Vlorës.

"Rreth orës 22:58, në lagjen "15 Tetori", autorë të paidentifikuar ende i kanë vënë lëndë plasëse (shpërthyese) automjetit tip Ford Autoveturë me targë AA 987 KP. Automjeti ka qenë i parkuar në një rrugë dytësore pranë Bashkisë së qytetit, në pronësi të shtetasit E.I., 42 vjeç. Si pasojë e shpërthimit mjeti është dëmtuar në pjesën e përparme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të këtij rasti. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit", ka njoftuar policia.

Shpërthimi ka ndodhur jo larg vendit ku u ekzekutua një person dhe rreth 30 minuta më vonë. Nduk dihet nëse dy ngjarjet kanë lidhje.

Fajton Sinani, 27 vjeç, është i riu i cili është ekzekutuar mbrëmjen e sotme në Vlorë. I riu është vrarë në derën e banesës së tij, në lagjen “Ali Demi”.

Një person raportohet se është arrestuar i dyshuar si autor i vrasjes. Është sekuestruar arma e krimit, si dhe makina me të cilën lëvizte i dyshuari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco