Arrestimi i ‘koordinatorit të PS’, reagon Policia: Ja e vërteta

Arrestimi i ‘koordinatorit të PS’, reagon Policia: Ja e vërteta

22:20, 19/06/2017
A+ Aa A-

Një lajm se është shoqëruar nga efektivët të policisë së Tiranës koordinatori i PS-së në Vorë, është publikuar në mediat online pasditen e sotme.

Në raportimet e mediave thuhej se koordinatori i PS-së në Vorë, Albert Ciku, është ndaluar në një aksion ku kanë marrë pjesë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Por, burime nga policia e Tiranës, shpenguan për "Syri.net" se e vërteta qëndron ndryshe. Burime thanë se nuk ka asnjë informacion se është shoqëruar më polici Albert Ciku, dhe as ndonjë person me funksione politike.

Por, mbrëmjen e sotme është vënë në pranga një tjetër person me mbiemrin Ciku. Ai është Gerald Ciku, 37 vjeç, banues në Tiranë, i arrestuar për armëmbajtje pa leje. Ndoshta mbiemri i njëjtë, ka sjellë një ngatërresë për mediat. Ndërkohë, Partia Socialiste e Vorës ka sqaruar se nuk ka asnjë koordinator i kësaj force politike në Vorë me emrin Albert Ciku..

“Partia Socialiste e Vores deklaron me pergjegjesi te plote se Albert Ciku nuk eshte koordinator, pjese e strukturave te Partise Socialiste Vore dhe as anetar i thjeshte i Partise Socialiste”, thuhet në reagimin e PS-së së Vorës.

Arrestimi i Gerald Cikut

Gerald Ciku u arrestua gjatë një aksioni të koordinuar të Shërbimeve të Seksionit të krimeve ndaj jetës, Shërbimet e posaçme operacionale dhe Forcave Shqiponja.

Pas informacioneve të marra në rrugë operatiove, 37-vjeçari është konstatuar nga Shërbimet e Policisë në qendër Vorë, duke udhëtuar në automjetin tip “Volkswagen”, ku në çantën që mbante me vete, në brendësi të saj ju gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale: një armë zjarri pistolet e llojt “TT”.

Image

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit", bëjnë me dije burime zyrtare nga policia e Tiranës.

/SYRI.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco