Aksident i rëndë në Itali, makina përplas shqiptarin dhe katër fëmijë

Aksident i rëndë në Itali, makina përplas shqiptarin dhe katër fëmijë

22:29, 12/06/2017
A+ Aa A-

Një aksident i rënë ka ndodhur në Italinë fqinjë, ku një 38-vjeçar dhe katër fëmijë, të gjithë shqiptarë, janë transportuar në spital.

Në gjendje të rëndë është 38-vjeçari, banues në shtetin fqinjë, raportojnë sot mediat lokale. Aksidenti ka ndodhur në Mosciano, ku 38-vjeçari F.S., ishte duke ecur anë rrugës së bashku me katër fëmijë (7-10 vjeç), të fqinjëve të tij. Teksa pa që një makinë po vinte drejt tyre, ai përdori trupin si mburojë për fëmijët dhe u përplas nga mjeti “Volkswagen”, që drejtohej nga një i moshuar.

Shqiptari është dërguar me urgjencë në spital. Ai është në gjendje të rëndë për shkak të plagëve të marra në kokë.

Edhe fëmijët janë transportuar në spital. Raportohet se ata nuk kanë marrë dëmtime serioze, por më shumë janë trembur nga ngjarja dramatike.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e dinamikës së aksidentit, ndërsa një zyrtar i policisë lokale tha se drejtuesi i makinës i është nënshtruar hetimeve për rastin.

/SYRI.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco