Antidroga italiane: Rritje drastike e trafikut të drogës nga Shqipëria

Antidroga italiane: Rritje drastike e trafikut të drogës nga Shqipëria

15:17, 11/06/2017
A+ Aa A-

Drejtoria Qendrore për Shërbimet e Antidrogës në Itali publikoi raportin për vitin 2016 lidhur me trafikun e drogës.

Siç raportojnë mediat italiane, në raport vlerësohet një rritje e ndjeshme e trafikut të marijuanës në të dy anët e Kanalit të Otrantos, mes Shqipërisë dhe Italisë. Raporti vlerëson se, vitin e kaluar është vënë re një rritje e ndjeshme e sekuestrimeve të marijuanës, në 41.6 tonë, apo gati 347.15% më shumë në krahasim me vitin 2015.

Sipas dokumentit, rritja është në kontrast absolut me vitin e shkuar, kur kishte më pak aktivitet në trafikun e narkotikëve.

Pjesa më e madhe e marijuanës u dërgua përgjatë vitit 2016 nga Shqipëria, me gomone nga rajoni i Vlorës, apo përmes automjeteve kryesisht nga Porti i Durrësit.

Të dhënat e Antidrogës italiane flasin për një bashkëpunim të grupeve të krimit të organizuar, shqiptare dhe italiane, të cilat shfrytëzojnë pozitën e veçantë gjeografike të rajonit. Sipas raportit, ky rajon është në qendër të rrugëve kryesore të Mesdheut, në veçanti Ballkanit, ku është përqendruar kohët e fundit trafiku i marijuanës nga Shqipëria. Ai tregon po ashtu se Italia është ndër konsumatorët më të mëdhenj të marijuanës në Europë, duke u renditur pas Francës me rreth 19% të të rinjve nga mosha 19-34 vjeç.

Shqiptarët zotërojnë ekskluzivisht intenerarin Ballkan-Itali, të trafikut të drogës, ose më konkretisht janë padronët e kanalit të Otrantos, vlerësohet në një tjetër raport të autoriteteve italiane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco