Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

Skandal në portin e Durrësit, i shumëkërkuari i arratiset policisë. Emri

Skandal në portin e Durrësit, i shumëkërkuari i arratiset policisë. Emri

14:15, 10/06/2017
A+ Aa A-

Armando Nikolin Ndreu, 27 vjeç nga qyteti i Shkodrës, ia bën “rrup sup” policisë së Durrësit në pikën kufitare. Ndreu, për policinë njihet si person me precedentë penalë, i shpallur në kërkim policor për dy akuza, “vjedhje” dhe “kundërshtim i punonjësit të policisë” është zhdukur pa asnjë gjurmë nga trageti i linjës Bari -Durrës, ndërsa autoritetet prisnin ta arrestonin për akuzat e mësipërme.

Ndreu i shPëtoi prangave sërish mëngjesin e sotëm, ndërsa pala italiane e kish kthyer me tragetin e radhës, menjëherë pasi shkeli në portin e Barit.

Burimet kanë bërë me dije se Ndreu është nisur nga porti i Durrësit mbrëmjen e së enjtes me një biletë për në Bari, dhe nuk është ndaluar nga autoritetet e policisë, pavarësisht se ndaj tij kishte një urdhër-arresti, dhe ishte i shpallur në kërkim policor.

Ndreu, mëngjesin e së premtes, sapo ka kërkuar të vulosë pasaportën në Bari tek autoritetet, është ndaluar.

Karabinierët italianë nuk kanë lejuar hyrjen e tij në shtetin italian dhe e kanë dërguar sërish për në Shqipëri.

Trageti ka mbërritur në orën 8:00 të mëngjesit, kohë kur kanë zbritur të gjithë pasagjerët, por vetëm personi i cili ishte i shpallur në kërkim nuk ka mundur të identifikohet nga policia.

Në kushte të tilla kur një person i shpallur në kërkim nuk ka zbritur në port, në kërkim janë vënë të gjithë autoritetet.

Sipas burimeve, dyshohet që i riu të ketë zbritur nga trageti dhe të jetë larguar nga terminali i ndihmuar nga ndonjë person tjetër.

Pritet që për largimin e 27-vjeçarit drejt Italisë, të merren masa ndaj oficerëve të cilët kanë bërë kontrollin e kanë firmosur pasaportën e tij.

Deri tani policia nuk ka dhënë zyrtarisht asnjë version mbi ngjarjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

kendesi10/06/2017 15:30

ska mundesiiii seshte e mundur hahahahahahahaah

Ganiu10/06/2017 14:59

Po ca pret ministri brenshem mo ti shkarkoj te gjithe drejtusit atyna ca behet keshtu se na meroset kemi fryk me dal nga shpia

Kapitaneria10/06/2017 14:56

Nuk ka asnje mister ketu. Nikolin Ndreu, ndersa trageti ishte ende ne raden e Portit te Durresit, i telefonoi vellait te nje deputeti socialist, funksionar ne port. Vellai i deputetit urdheroi motorskafin e Praktieksse lire, qe te merrte nga dera anesore e trageitit (dera nga hyn piloti, z;. Ndreu dhe me pas z. Ndreu i la pendet policise kufitare. Publikisht i sugjeroj Kol. Demirajt, qe para se te denoje kapterret e policise kufitare te pyese ekujpazhin e motorskafit a ka marre ne traget nje pasagjer jashte portit te Durresit ne det te zona e bovave 3-4?!

Daj Jaku10/06/2017 14:55

E lejojnë të arratiset, italjanët e bllokojnë dhe e rikthejnë në Shqipëri, policia e jonë sërish e lejon të "zhduket". Kjo nuk është paaftësi, është bashkëpunim.Policia e drogës, e krimit, e bashkëpunimit (kujtoni Frrokun), e rrushfeteve, e dhunës, Policia e Saje Qorrit, kampioni i rilindjes të EDramës. Do bojm Shteaaat.

Qifja10/06/2017 14:49

He se jane mesuar ato me skandale te tilla si ben pershtypje e thot poplli shkrete kush na mbron... port pa pik sigurie

Shto koment

Denonco