FOTO/ Shkatërrohet organizata e trafikut ndërkombëtar të drogës, drejtohej nga një shqiptar

FOTO/ Shkatërrohet organizata e trafikut ndërkombëtar të drogës, drejtohej nga një shqiptar

22:40, 26/05/2017
A+ Aa A-

Një organizatë që trafikonte kanabis nga Shqipëria në drejtim të vendeve të Bashkimit Europian, nëpërmjet Greqisë është shkatërruar nga policia greke.

Sipas Departamentit të Antidrogës së Atikës, gjatë një operacioni të zhvilluar në Janinë, janë arrestuar 5 anëtarët e fundit të organizatës, duke e çuar në total në 17 vetë numrin e të arrestuarve gjatë muajve të fundit.

Koka e organizatës është një 49-vjeçar shqiptar, ndërsa ajo përbëhej nga shtetas grekë dhe shqiptarë, raportojnë sot mediat greke.

Antidroga e Athinës deklaroi se kishte filluar hetimet për këtë organizatë që prej disa muajve, e mundi ta shkatërrojë atë në disa faza, duke sekuestruar në 5 operacione të ndryshme të zhvilluara muajt e fundit, 654 kilogramë kanabis në total.

Prej hetimeve disamujore rezultoi se lënda narkotike dërgohej nga kufiri shqiptar në drejtim të Janinës, ku dhe magazinohej në një rulotë, e në vazhdim dërgohej në drejtim të Athinës me vetura të anëtarëve të organizatës. Ajo dorëzohej në një magazinë në periferi të Athinës, prej nga ku dërgohej drejt vendeve europiane me kamionë të transportit ndërkombëtar.

Raportohet se organizata ka përfituar qindra mijë euro nga ky aktivitet.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe 12.270 euro, disa celularë, 150 gramë vaj hashashi, 3 automjete që shërbenin për transportin e lëndës narkotike dhe materiale që shërbenin për ambalazhimin e lëndëve narkotike.

    Të arrestuarit u dërguan në Gjykatën e Janinës, e cila vendosi masë sigurie arrest me burg deri në përfundim të hetimeve.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco