Berat - U akuzua nga nxënëset se i ngacmoi seksualisht, drejtori: Unë i kam ndihmuar

Berat - U akuzua nga nxënëset se i ngacmoi seksualisht, drejtori: Unë i kam ndihmuar

21:32, 26/05/2017
A+ Aa A-

Gjykata ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest me burg” për drejtorin e shkollës së mesme “Babë Dudë Karbunara” në Berat, Yzedin Hajdaraj. i cili është arrestuar pas kallëzimit që kanë bërë dy nxënëset e tij, të cilat pretendojnë se ai i ka ngacmuar seksualisht në zyrën e tij.

Në seancën e sotme në ngarkim të tij, nësohet se ai ka mohuar kategorikisht akuzat e ngritura duke i quajtur shpifje të ulëta. Në gjyq ai ka deklaruar se nuk ka abuzuar me askënd.

Nuk i kam ngacmuar, përkundrazi i kam ndihmuar”, është shprehur ai.

Drejtori, i cili jepte njëkohësisht edhe lëndën e gjeografisë, ka pohuar se gjatë karrierës së tij në arsim ka shërbyer me devotshmëri dhe ka qenë një shembull për brezat e rinj.

Dy nxënëse e vitit të dytë kishin shkuar në zyrën e drejtorit për një provim që nuk e kishin kryer dhe këtu ato pretendojnë se janë ngacmuar seksualisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco