VIDEO/ Arrestohen shitësit e kokainës në Tiranë, sekuestrohen 3 makina dhe 16 milionë lekë

VIDEO/ Arrestohen shitësit e kokainës në Tiranë, sekuestrohen 3 makina dhe 16 milionë lekë

18:26, 26/05/2017
A+ Aa A-

Katër persona janë arrestuar sot nga efektivë të policisë së Tiranës, gjatë operacionit të koduar “Përsëritësi” dhe një sasi droge e mbi 16 milionë lekë janë sekuestruar.

Gjithashtu 2 persona janë nën hetim në gjendje të lirë ndërsa 2 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Aksioni

Ditën e sotme, specialistët e Seksionit për Narkotiket dhe Seksioni për Operacionet Speciale, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë finalizuar operacionin "Përsëritësi", ku pas një pune disa mujore është arritur të dokumentohet me prova ligjore veprimtaria kriminale, në fushën e narkotike, duke bërë të mundur arrestimin në flagrancë të:

Erjon Shehu, 23 vjeç, banues në Tiranë;

Xhevair Ahmetaj, 41 vjeç, banues ne Tiranë, i dënuar më parë;

Mariglen Ahmetaj, 19 vjeç, banues në Tiranë;

Kozma Pire, 23 vjeç, banues në Tiranë ;

- Si dhe janë proceduar në gjendje të lirë:

R. S., 29 vjeç, banues në Tiranë.

R. K., 20 vjeç, banues në Tiranë.

- Gjithashtu është bërë shpallja në kërkim e R. B. dhe L. T., banues në Tiranë.

Këta persona në bashkëpunim me njëri tjetrin, kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të shpërndarjes së lëndëve narkotike të llojeve "Kokainë, Heroinë dhe kanabis", në zona të ndryshme të Tiranës, njofton policia.

Në kohë dhe vende të ndryshme, këtyre shtetasve u janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

- 39.2 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë. 

- 3.8 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit Heroinë.

- 2.8 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit kanabis.

- 3 automjete të markave të ndryshme.

- Shumat monetare prej, 1.620.500 lekë të reja, 100 dollarë dhe 50 euro.

- 10 telefona celulare të markave të ndryshme.

- Një peshore elektronike 

Materialet e  proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco