VIDEO - FOTO/ Gjendet një tunel i mbushur me drogë në Përmet

VIDEO - FOTO/ Gjendet një tunel i mbushur me drogë në Përmet

17:39, 26/05/2017
A+ Aa A-

Një sasi e konsiderueshme drogë është sekuestruar në Përmet dhe disa persona janë ndaluar. Burime zyrtare nga policia njoftojnë se droga, 102 thasë me 768 kilogramë në total, u gjet sot në një tunel.

Aksioni

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore nga Seksioni i Hetimit të Narkotikëve në policinë e Gjirokastrës, se në një tunel në fshatin Piskovë, Përmet kishte lëndë narkotike, menjëherë është organizuar e vijon operacioni "Piskova", njofton policia.

Si rezultat i operacionit nga kontrolli i ushtruar në tunel, shërbimet e policisë kanë gjetur 102 pako dhe thasë të përmasave të ndryshme, brenda të cilave kishte lëndë të dyshuar narkotike kanabis sativa.

Lënda nakotike u sekuestrua në cilësinë e provës ku pas peshimit   rezultoi se pesha totale është 768 kilogramë.

    Në vijim të operacionit janë shoqëruar disa persona në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër në lidhje me këtë ngjarje.

    Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim e Prokurorinë po vijnë hetimet për dokumentimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të implikuar në këtë veprimtari kriminale, shtojnë të njëjtat burime zyrtare.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Daj Jaku26/05/2017 18:36

    Tynelet e ushtrisë, a din gja Mrika? Apo ajo nuk e ka sektorin e vet?

    Shto koment

    Denonco