Skandal me ligjin e ri, kush u lirua nga detyra para 2015 nuk mund të kthehet më në polici

Skandal me ligjin e ri, kush u lirua nga detyra para 2015 nuk mund të kthehet më në polici

15:08, 26/05/2017
A+ Aa A-

Efektivët e policisë të liruar apo shkarkuar nga detyra për dy vjet,  nuk kthehen më në radhët e policisë. Sipas ligjit të ri të policisë, i cili ka hyrë në fuqi dje në 25 maj, penalizohen me shumë se 700 policë të liruar nga detyra në vitin 2013, kur në ministrinë e Brendshme u vendos si ministër Saimir Tahiri.

Pak ditë më parë, hyri në fuqi ligji i ri i Policisë, i cili saktëson se çdo efektiv i  policisë i liruar, shkarkuar apo pezulluar nga detyra liruar qoftë për shkak të shkurtimit të funksionit apo janë larguan për arsye personale për një periudhe 2-vjeçare, nuk mund të kthehen më në radhët e policisë.

Arben Hajdarmataj, ish-drejtues i policisë thotë se ky ligj është antikushtetues i cili penalizon me shume 700 punonjës policie që janë liruar nga detyra.

Sindikata e policisë thotë se depozitoj një padi lidhur me këtë ligj pasi bie ndesh me parimet europiane të të drejtave të njeriut.

Këta efektivë mund të rikthehen në detyre vetëm me vendim gjykate, por sindikata thotë se zbatimi i këtyre vendimeve mbetet problem. /ABCNews

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

naumi26/05/2017 18:11

po si nuk kuptoni ku qendron skandali?te gjithe ata qe kane fituar gjyqet duhet te rikthehen ne pune

tosi26/05/2017 15:38

ligj rilindje qe ne polici te vazhdojne te rrine vetem ata qe rekrutoi rilindja,pra ligj qe politizoi policine,por si gjithe te ashtuquajtura sindikata te pavarura,edhe snidikata e policise eshte nje sindikate fantazem

Iliri26/05/2017 15:15

Ku qendron skandali ?

Shto koment

Denonco