Horror në Korçë, i moshuari gjendet i dekompozuar në oborrin e shtëpisë

Horror në Korçë, i moshuari gjendet i dekompozuar në oborrin e shtëpisë

13:43, 26/05/2017
A+ Aa A-

Një i moshuar është gjetur i vdekur në oborrin e banesës së tij dhe mësohet se kishte kohë që kishte vdekur. Kjo për shkakun se trupi i tij ishte dekompozuar.  

“Më datë 26 maj 2017 jemi njoftuar se në lagjen numër 2 në Korçë,oborrin e banesës së tij, është gjetur i vdekur (dekompozuar), trupi i shtetasit S.S, rreth 70 vjeç.

Nga të dhënat paraprake rezulton se ky shtetas jetonte i vetëm në banesë. Në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune. Trupi i tij është dërguar drejt morgut të Spitalit Rajonal  Korçë ku pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco