Shqiptarët e vdekur ranë gabimisht në gurore: Vraponin në terr pasi tentuan të vidhnin një vilë

Shqiptarët e vdekur ranë gabimisht në gurore: Vraponin në terr pasi tentuan të vidhnin një vilë

07:53, 26/05/2017
A+ Aa A-

Dy shqiptarët e gjendur të vdekur në një gurore në La Spezia, Itali, ishin të veshur me rroba të errëta dhe me doreza. Përveç trupave të pajetë, në vendin e ngjarjes, policia gjeti edhe mjete pune: një duzinë kaçavida, një thikë, një çekiç.., elementë këto që i kanë çuar hetuesit italianë të supozojnë se ata ishin arratisur pas tentativës për të grabitur një shtëpi në atë zonë. Një prej tyre ishte 19-vjeçari Fabiol Kyëyku, që ishte shpallur i zhdukur nga familja prej së dielës.

Më shumë akoma: Mbi guroren e vjetër në pronësi të një sipërmarrësi nga La Spezia, ka një shtëpi, që natën e së shtunës ishte synuar për t’u grabitur. Pronarja kishte dëgjuar zhurmën e çuditshme dhe kishte ndezur dritën jashtë. Pastaj kishte arritur të shihte siluetat që po iknin me nxitim. Menjëherë ka ngritur alarmin tek miku i tyre, që erdhi dhe pa se çfarë kërkonin ata që me siguri duhej të kishin synuar të vidhnin.

Si ndodhi?

Dy shqiptarët që u gjetën të vdekur mbrëmjen e së martës ishin larguar me vrap në luginë pasi kishin provuar të vidhnin një prej shtëpive në rrugën bregdetare që të çon në Cinque Terre.

Sipas policisë, ata kanë kërcyer në errësirë për të kapërcyer një pengesë duke menduar se pas parmakut do të gjenin një rrugë për të ikur, por në vend të kësaj, në mënyrë fatale, kanë fluturuar në hapësirë dhe kanë rënë poshtë në një pjerrësi prej 40 metrash.  

Kufomat e tyre u zbuluan mbrëmjen e së martës rreth orës 20:00 në zonën e pyllëzuar afër gurores së mbyllur në  fshatin Acquasanta.

Hetuesit mendojnë se kjo është përgjgija e duhur, pasi rezulton se kufomat nuk kanë plagë armësh zjarri apo thike dhe se në gurore nuk kishte asgjë ëpr të vjedhur. Nesër pritet të kryhet autopsia e trupave./Syri/net

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco