Kyç të dashurin e martuar në banesë, ai e denoncon në polici

Kyç të dashurin e martuar në banesë, ai e denoncon në polici

16:13, 25/05/2017
A+ Aa A-

Një 36-vjeçare në Tiranë është vënë nën hetim, pasi ka mbyllur me çelës në banesë të dashurin e saj.

A.N. u denoncua në polici gjatë ditës së djeshme nga i dashuri i saj S.D., 66 vjeç. Ai tha se ndodhej në banesën e A.N. dhe mes tyre lindi një debat. Në një moment, 36-vjeçarja e mbylli në banesë në formë presioni ndaj tij.

Për shkak se çështja është ende nën hetim nuk bëhen me dije detaje të tjera. Ndërkohë, mësohet se i dyshuari kishte krijuar lidhje jashtëmartesore me A.N., dhe vazhdimisht mes tyre kishte probleme.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Tiranës për ndjekje të mëtejshme. Ndaj 36-vjeçares rëndon akuza për veprën penale: Heqja e paligjshme e lirisë.

/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco