Provat e reja/ Makina e atentatorëve në Vlorë, ishte vjedhur 10 ditë më parë në Durrës

Provat e reja/ Makina e atentatorëve në Vlorë, ishte vjedhur 10 ditë më parë në Durrës

12:46, 25/05/2017
A+ Aa A-

Makina që është përdorur nga autorët e vrasjes së biznesmenit Mirvjen Hysenit dhe drejtorit të OSHEE-së Roland Saliut në Vlorë, rezulton se ka qenë e vjedhur para 10 ditësh.

Automjeti tip ‘BMË’ me targa AA 348 PC, i cili është gjetur i djegur nga policia në Panaja të Vlorës, menjëherë pas atentatit.

Pas ekzaminimeve të para ka rezultuar se kjo makinë është grabitur 10 ditë më parë në qytetin e Durrësi.

Atentati ndaj Hysenit dhe Saliut u bë në një zonë nga zonat më të populluar të Vlorës, në ‘Sheshin e Flamurit.

Mësohet se autorët janë filmuar nga kamerat e sigurisë së lokalit dhe pas tyre është vënë në ndjekje policia. Pasi qëlluan me breshëri në drejtim të lokalit ku ndodheshin dy viktimat, ata u larguan me shpejtësi, ku më pas uniformat blu kanë gjetur të braktisur dhe të djegur mjetin e përdorur nga atentatorët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco