21 makina të pazhdoganuara bllokohen brenda një dite në Kosovë

21 makina të pazhdoganuara bllokohen brenda një dite në Kosovë

11:20, 25/05/2017
A+ Aa A-

Në një kohë kur emigrantët kosovarë po vërshojnë me makina drejt vendit të tyre për të kaluar pushimet, Policia e Kosovës ka nisur një operacion kundër makinave të pazhdoganuara. 21 makina janë bllokuar vetëm brenda një dite prej saj.

Plani ka filluar të zbatohet më 21 maj 2017 nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Prishtinë, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës. Realizimi i planit është duke vazhduar.

Plani ka qëllim identifikimin, ndalimin dhe largimin nga komunikacioni të veturave të cilat qarkullojnë të padoganuara. Mjetet në fjalë nuk u nënshtrohen rregullave teknike dhe atyre procedurale, janë të pasiguruara dhe u shmangen të gjitha taksave të parapara ligjore. Gjithashtu, këto mjete jo rrallë herë janë pjesëmarrëse në aksidente të trafikut rrugor me çka rrezikohet siguria e pjesëmarrësve në trafik.

Me datën 21.05.2017 në rajonin e Prishtinës, janë identifikuar dhe konfiskuar gjithsej 21 vetura të padoganuara të cilat janë hasur duke qarkulluar në trafikun rrugor.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco