FOTO/ Masakra në Vlorë, zbardhen detaje nga krimi i rëndë. Si shpëtoi vajza e biznesmenit

FOTO/ Masakra në Vlorë, zbardhen detaje nga krimi i rëndë. Si shpëtoi vajza e biznesmenit

10:31, 25/05/2017
A+ Aa A-

Pas vrasjes së dyfishtë në Vlorë, ku mbetën të vrarë drejtori i OSHEE Roland Saliu dhe drejtori i një televizioni lokal, Mirvjen Hyseni, policia e ende nuk ka të qartë se kush ka qënë shënjestra.

Por ka shoqëruar deri më tani 20 persona që dyshohen se kanë lidhje me ngjarjen. Mësohet se janë marrë në pyetje edhe dëshmitarë nga vendi i ngjarjes.

Policia ka sekuestruar edhe kamerat e sigurisë për të hedhur dritë mbi lëvizjet e autorëve dhe identifikimin e tyre. Ende nuk ka zyrtarisht një pistë të qartë se ku janë përqendruar hetimet.

Bëhet e ditur se autorët pas krimit kanë kaluar nga rruga Muze për të dalë më tej drejt qytetit dhe më pas kanë dalë në autostradë ku aty kanë djegur edhe automjetin.

Gjatë atentatit u rrezikuan edhe persona të tjerë që ndodheshin në vendngjarje, mes të cilëve edhe vajza e mitur e Hysenit, e cila pak çaste para breshërisë kishte qenë në ambientet e jashtme. 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco