Gjendet i vdekur 19-vjeçari shqiptar bashkë me shokun e tij, në një gurore të braktisur Fabiol Kyçyku

Gjendet i vdekur 19-vjeçari shqiptar bashkë me shokun e tij, në një gurore të braktisur

08:39, 25/05/2017
A+ Aa A-

Trupat e dy të rinjve shqiptarë janë gjetur të vdekur në një gurore në Acquasanta, në qytetin e La Spezia-s. Një prej tyre është 19-vjeçari Fabiol Kyçyku, mekanik me origjinë shqiptare, që ishte raportuar i zhdukur që të dielën në darkë.

Të dy, sipas raportimeve të para, duhet të ketë rënë nga një lartësi 40 m. Sipas mjekut ligjor, duhet të kenë vdekur ndërmjet të dielës dhe së hënës. Në trupa nuk ka gjurmë armësh zjarri apo mjetesh të mprehtash.

Familjarët e Fabiolit e kishin denoncuar zhdukjen e djalit edhe në emisionin “Chi la’ha visto” por për të nuk kishte pasur asnjë lajm që nga diela kur ishte larguar nga shtëpia bashkë me shokun pa marrë para ose dokumenta.

Për disa orë ata kishin pasur akses në Whatsapp, më pas asgjë. Djali kishte ardhur nga Shqipëri në Itali para tre vjetësh. Ngjarja është duke u hetuar nga policia./Syri.net 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco