VIDEO - FOTO/ Shefi i policisë rreh brutalisht të riun e operuar në shtyllën kurrizore: Më ke nxirë jetën!

VIDEO - FOTO/ Shefi i policisë rreh brutalisht të riun e operuar në shtyllën kurrizore: Më ke nxirë jetën!

21:07, 24/05/2017
A+ Aa A-

Almir Hasanaj, një qytetar nga Ballshi, denoncon në emisionin “STOP” dhunën psikologjike dhe fizike nga ana e shefit të policisë, Klodjan Çaushaj, pa asnjë shkak.

Almiri para disa kohësh ka pësuar një aksident dhe i është nënshtruar një operacioni të vështirë në shtyllën kurrizore. Por si të mos i mjaftonte ky problem, detyrohet të përballojë edhe shqelmat e shefit të policisë, duke përfunduar sërish në spital. Të njëjtën gjë pohon edhe babai i Almirit, Besnik Hasanaj. Emisioni “STOP” bën të mundur një përballje mes shefit të policisë, Klodian Çaushaj dhe viktimës së tij, Almir Hasanaj, përmes kamerës së fshehtë. Shefi pranon se e ka dhunuar edhe pse Almiri nuk ka bërë gjë dhe i vetmi justifikim i përfaqësuesit të rendit është se nuk e dinte për operacionin…

Image

“Jam shtruar të martën. Më ka marrë babi në telefon se është goditur një kushëri me një çelës dhe ishte te spitali. Afrohem këtu dhe shikoj të gjej çelësat përdhe. Vete te makina, shikoj makinën, më thotë shefi i rendit të kaloja matanë, të mos afrohesha aty. Kalova në anën tjetër të xhadesë, më thotë të mos e shikoja, i ktheva kurrizin të mos e shikoja sepse ishte hera e katërt që më bezdis, më godet, më shan. Kur kalova andej më godet me shkelm në mes të kurrizit, ku unë jam i operuar nga shtylla kurrizore, jam invalid. Pas kësaj, më shoqëruan në komisariat, atje nuk po rrija dot në karrige, u shtriva përdhe dhe pas një farë kohe nuk po ngrihesha dot fare.”

Almir Hasanaj rrëfen se pasi nuk po lëvizte dot më, u lajmërua ambulanca dhe kur i bënë grafinë në spital i thanë se i ishte shembur shtylla kurrizore, ndaj i dhanë ilaçe dhe e drejtuan në spitalin e Fierit, ku i bënë edhe disa gjilpëra dhe serume.

GazetariJu çfarë konflikti keni me shefin e rendit, Klodian Çaushaj? Pse dhunoheni në mënyrë periodike?

“Hiç. Asgjë! Unë nuk e di pse më ndalon, më shan rrugës, më godet. Është rasti i katërt.”

Gazetari i emisionit “STOP” së bashku me Almirin i drejtohen spitalit të Ballshit për të marrë informacion se çfarë mjekimi ka marrë kur është shtruar pas goditjes së Klodian Çaushajt.

DoktoreshaNuk e di. Ne nuk shënojmë se kush e goditi dhe kë goditi. Do flisni me drejtorin sepse gjërat janë arkivuar dhe në momentin që… ka qenë tjetër mjek. Regjistri hapet vetëm me urdhër të drejtorit!

Gazetari komunikon me drejtorin e spitalit të Ballshit, i cili i thotë se ka qenë vetë prezent gjatë ditës që Almiri ka qenë i shtruar në atë spital.

“Ky ka marrë ndihmën e parë dhe ka ikur në drejtim të Fierit. Normale që tjetri nuk vjen kot në spital!”

Image

I ati i Almirit, Besnik Hasanaj shprehet se i biri është dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht nga shefi i rendit, Klodian Çaushaj. Ai thotë se nuk e di përse shefi e dhunon Almirin, ndaj kërkon një takim me të.

“Kam lajmëruar edhe Komisariatin Dixhital të Tiranës, ku më kanë thënë se do të merren ata me këtë punë. Kam bërë njoftimin dhe unë dhe djali, te punonjësit e Shërbimit të Brendshëm në drejtorinë e qarkut Fier, ku rastet e mëparshme i kanë mbyllur pa asnjë lloj problemi. Ndërkohë i ka bërtitur prapë, i ka thënë mos më shiko, djali i ka kthyer kurrizin dhe sa është ngjitur lart për në bordurë, zotëria e ka goditur, e ka gjuajtur me shkelm nga mbrapa, ku unë djalin e kam invalid. Kam ardhur këtu dhe e kam gjetur djalin brenda në ambientet e komisariatit, të shtrirë, të dëmtuar. Çfarë problemi ka me evlatin tim?!”

Almir Hasanaj takon shefin e rendit, Klodian Çaushaj dhe biseda e tyre regjistrohet me kamerën e fshehtë të emisionit “STOP”.

Image

Shefi Klodian Caushaj – E bëre vizitën?

Almiri – E bëra vizitën.

Shefi – Je më mirë tani?

Almiri – Po… më mirë tani … Unë kam këtë hall. Po të të kem bërë diçka, më thuaj çfarë ke? Është hera e katërt, e pestë që ndodhin këto gjëra. Më thuaj po të të kem bërë diçka, hajde këtu, ke bërë këtë gjë dhe këtu e ke hallall.

Shefi – A më shave ti mua, atë ditë?

Almiri – S’të kam sharë unë. E pashë nga brenda makinën. Më the mos u

fut brenda, kalo atje! Kalova atje. Pastaj më the mua, mos më shiko mua, pastaj ktheva kurrizin. Kur ktheva kurrizin unë, ti më godite./ Më godite apo jo?

Shefi – Je mirë me shëndet, njëherë ti?

Almiri – Ashtu jam… kam pak dhimbje…

Shefi – Po ti ke pas aksident, si e ke vrarë, unë s’e dija këtë.

Almiri – Më thuaj, çfarë të kam bërë? Po të kem bërë një gjë, më thuaj: mua më ke bërë këtë edhe më detyrohesh këtë.

Shefi – Asgjë s’ke bërë, je në rregull.

Almiri – Po atje lart, tek kryqëzimi, çfarë të bëra? Pse më godite?

Shefi – Tani do iki se kam punë. Kaq!

Almiri –Unë jam prekur në sedër …

Shefi – Me ty s’kam asnjë gjë.*

Almiri – Këtë që më ke bërë ti mua, më ke nxirë jetën.

Shefi – O zotëri! A të prita këtu, të sqarova…?!*

Almiri – Me ato që më ke bërë ti mua, më ke nxirë jetën.

Shefi i policisë, Klodian Çaushaj pranon se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj Almir Hasanaj, pa asnjë shkak. /Tv Klan/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gogi 25/05/2017 23:39

Shum keq. Po keta tipa qe bejn kete dhum dua plumbi ne koke ok ore. Badall pse. Nuk del e vrit.

SG25/05/2017 16:59

Ska çti bej gomarit dhe I bie samarit!!! Gjynah i shkreti

veri gjakova25/05/2017 08:08

keto mostra qe ne emer te rrobes se grefen si mutera duhet te qerohen dhe nga shoqeria e jo me te marrin guximin te dhunojne ne emer te asaj qe se meritojne. Turp per ato qe i vene apo i promovojne keto mostra

Shto koment

Denonco