DETAJET/ Atentati në Vlorë, dy viktimat ishin në një tavolinë. Pronari i televizionit, i afërm me ....

DETAJET/ Atentati në Vlorë, dy viktimat ishin në një tavolinë. Pronari i televizionit, i afërm me ....

21:02, 24/05/2017
A+ Aa A-

Drejtori i OSHEE Vlorë Roland Saliu dhe pronari i televizionit lokal “Vlora Channel” Erven Hyseni mbetën të vrarë nga një atentat që ndodhi mbrëmjen e sotme në një lokal tek sheshi i Flamurit në Vlorë.

Dyshohet se shënjestër ka qenë biznesmeni Erven Hyseni, i cili ëstë i afërm i një prej viktimave të masakrës së Çoles, ngjarje e ndodhur më 7 prill 2015.

Dyshohet se atentati i sotëm mund të ketë ndodhur për çështje hasmërie.

Ndërsa drejtori i OSHEE në Vlorë Roland Saliu është qëlluar aksidentalisht nga breshëria e kallashnikovit. Dyshohet se ai ka qenë i ulur në të njëjtën tavolinë me Erven Hysenin për shkak të miqësisë së tyre.

Ndërkohë, policia thotë se kanë qenë dy autorë që qëlluan me armë nga një makinë. Kamerat e sigurisë së lokalit kanë filmuar makinën e autorëve të vrasjes. Pamjet janë duke u analizuar nga ekspertë për të nxjerrë një identikit të autorëve.

Nga kërkimet e deritanishme, policia ka gjetur në fshatin Panaja një makinë të braktisur që mendohet se u përket vrasësve.

Pika kontrolli janë ngritur në hyrje dhe dalje të qytetit të Vlorës për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

juri25/05/2017 08:28

se mos jane marre me skafe ne vitet 91-2004 dhe kane perdorur shprehjen e blem MAKINEN 3-MALSOR

edvin24/05/2017 21:40

Veshtire se mund te ndalohet krimi,i cili ka marre statusin "Edi Rama"...ne se nuk do te largohet nga pushteti,Edi Rama!

labi24/05/2017 21:22

gjynah! viktima te ndonje pazari te prishur droge ...viktima te rilindjes

Shto koment

Denonco