Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

Ekzekutimi në Vlorë, vdes në spital i plagosuri. Shkon në 2 numri i viktimave

Ekzekutimi në Vlorë, vdes në spital i plagosuri. Shkon në 2 numri i viktimave

20:35, 24/05/2017
A+ Aa A-

Ka shkruan në dy numri i viktimave nga atentati në Vlorë. Policia konfirmon se ka ndërruar jetë në spital personi i plagosur, Erven Hyseni.

Ky i fundit është pronari i televizionit “Vlora Channel” si dhe i lokalit ku ndodhi ngjarja e rëndë. Dyshohet se Hyseni ka qenë shënjestër e atentatit.

Nga breshëria e armëve humbi jetën edhe drejtori i OSHEE Vlorë Roland Saliu, i cili ndodhej në lokal.

Autorët kanë qëlluar me armë zjarri të dyshuar "Automatik" dhe më pas u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Policia ka ngritur pika kontrolli në qytet, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve. /SYRI.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco