Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Atentati/ Viktima është drejtori i OSHEE në Vlorë

Atentati/ Viktima është drejtori i OSHEE në Vlorë

20:07, 24/05/2017
A+ Aa A-

Viktima e atentatit në Vlorë është drejtori i OSHEE-së së Vlorë, Roland Saliu.

Ai mbeti i vrarë gjatë atentatit në një lokal në sheshin e Flamurit.

Nuk dihet nëse drejtori i OSHEE Vlorë ka qenë shënjestra e atentatit apo u qëllua gabimisht. Deri tani, nuk ka informacionet që Roland Saliu të ketë patur konflikte të mundshme.

Viktima ishte ulur në tavolinën e fundit në ambientet e jashtme të lokalit.

Nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur edhe një i plagosur, i cili është dërguar në spital.

Dyshohet se atentatorët qëlluan me kallashnikov nga një makinë. Mjeti i tyre është gjetur i braktisur nga policia.

Policia është duke vazhduar hetimet për të identifikuar dhe kapur autorët e vrasjes. /SYRI.net/

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Taqi24/05/2017 22:41

    Edvina e Kicos eshte violina e pare ne Vlore. Ja kjo eshte Shqiperia qe duam. Yp Xhxhi

    Genci24/05/2017 21:02

    Se shpejti edhe Damianin e Madherishem te Dibres, i cili ne Vlore do te fitoje 4 deputete me vota te blera

    erioni24/05/2017 20:18

    Ste vret kush kot ne shqiperi.

    Shto koment

    Denonco