Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës

FOTO/ Arrestohet shqiptari më i kërkuar në Europë. Ja emri

FOTO/ Arrestohet shqiptari më i kërkuar në Europë. Ja emri

15:15, 24/05/2017
A+ Aa A-

Shqiptari më i kërkuar në Europë është vënë në pranga nga policia. Bëhet fjalë për një arrestim të ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 18:00 në zonën e Deccanit në Kosovë.

“Në bazë të një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Interpol është arrestuar dhe dërguar në mbajtje një mashkull Kombësia Shqiptar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Por burime të tjera kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për Hime Lufaj-n shqiptarin nga Kosova i cili është në listën e 10 personave më të kërkuar në Europë.

Image

Lufë Himaj ishte emri që figuronte në mesin e disa të arratisurve të tjerë, për të cilët kushdo që jep informacione do të shpërblehet.

Himaj është nga Strellci i Deçanit dhe akuzohet se ka tentuar ta plaçkiste një lokal. Ai është i lindur me 23 gusht të vitit 1987, dhe veprën kriminale e ka kryer në Vjenë në Austri në vitin 2006.

Në gjurmë të deçanasit kishte rënë policia në vitin 2009, dhe meqë për të kishte një fletëarrest ishte ndaluar, mirëpo ai kishte arritur të ikte, duke e plagosur rëndë për jetën një polic.

Për udhëzimet të cilat çonin deri në arrestimi e tij jashtë Kosovës dhe ekstradimi i tij për në Austri ishte caktuar një shpërblim prej 10.000 €.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gega25/05/2017 22:55

Malsori 100%

Malsori24/05/2017 18:43

Po. Cfar. Personi ma i kerkuar ne 10 ne europ. Tu. Vin marre ky person esht zero ska ber as gje. Gjith policise. Kosoves. Keta kurva Merren me njerz fukare njerz. Qe. Kerkojn buk rrugve te europes. Edhe.

Shto koment

Denonco