Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para bashkisë së Tiranës

Masakra me dy të vdekur në Durrës, zbardhet dinamika, ja si ndodhi ngjarja e rëndë

Masakra me dy të vdekur në Durrës, zbardhet dinamika, ja si ndodhi ngjarja e rëndë

09:53, 24/05/2017
A+ Aa A-

Një masakër e vërtetë ka ndodhur mesditën e djeshme në Rrushkull të Durrësit, ku një gjatë një sherri dy persona kanë mbetur të vdekur dhe një tjetër është në gjendje të rëndë në spital.

Në pranga është vënë Eduart Xhaferri 54 vjeç, banues në Durrës. Policia lokale ka zbardhur edhe detaje nga ngjarja e rëndë, duke bërë publike edhe dinamikën e ngjarjes së rëndë.


 

Sipas policisë, rreth orës 13:20 të një dite më parë, në fshatin Rrushkull, për motive të dobëta ka goditur më armë gjahu duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme Lulzim (Qazim) Qama 35 vjeç, banues në Sukth i Ri, Durrës.

Si pasojë e një konflikti çasti për motive të dobëta Lulzim Qama ka goditur me thikë Yzedin Shallari 65 vjeç, banues në Durrës, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës.

Më pas Lulzim Qama ka goditur me thikë edhe Eduart Xhaferri, ku ky i fundit ka marrë armën e gjahut tip Shotgan 5, kalibri 12 mm, të cilën e kishte në mjetin e tij dhe ka qëlluar shtetasin Lulzim Qama,  nga brenda mjetit  të tij tip Nissan.

Eduart Xhaferri në momentin që është goditur me thikë nga Lulzim Qama ka qenë brenda mjetit tip Nissan, ku edhe menjëherë ka marrë armën e gjahut dhe ka goditur Lulzim Qama.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes u sekuestruan në cilësinë e provave materiale mjetet e kryerjes së krimit: arma e gjahut tip Shotgan dhe një thikë.

Dosja i ka kaluar prokurorisë për akuzat e “vrasja me dashje”.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco