Tiranë – Makina e policisë përplas 56-vjeçarin

Tiranë – Makina e policisë përplas 56-vjeçarin

22:51, 23/05/2017
A+ Aa A-

Një makinë policie ka aksidentuar një 56-vjeçar në periferi të Tiranës.

Sipas informacioneve të para nga policia, incidenti ka ndodhur rreth orës 21:45, në rrugën "Bulevardi Blu", në Kamëz.

Mjeti i policisë me targë “MB 343”, me drejtues oficerin e Policisë S.H., ka përplasur R.K., 56 vjeç, banues në Tiranë. Ky i fundit është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ekspertet e  qarkullimit rrugor dhe oficeret e ShÇBA-së, si dhe grupi hetimor po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco