E çuditshme! Ja sa u dënua i riu pasi vodhi 1 kg qumësht në Tiranë

E çuditshme! Ja sa u dënua i riu pasi vodhi 1 kg qumësht në Tiranë

21:36, 22/05/2017
A+ Aa A-

Një ri është dënuar me 3 muaj burg nga Gjykata e Tiranës, pasi është kapur duke vjedhur në një supermarket. Mësohet se i riu ka marrë vetëm një kuti qumështi panda.

Ai është konstatuar nga punonjësit e marketit, të cilët kanë lajmëruar policinë. Bazuar në pamjet filmike, F.M. ka marrë kutinë e qumështit, e ka fshehur nën rroba dhe më pas është larguar.

Për këtë akt, gjyqtarja ka dhënë vendimin e 3 muajve burg për të riun, shkruan “Panorama”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

vetingu23/05/2017 18:13

TURP gjykatsit bejne lojen e bosve te supermarketeve nuk eshte e mire qe te vjdhesh por i riu mund ta kete mare se ndoshta i ka vajtur mendja dhe ska pasur leke.por supermarketetet shpesh here tjeter cmim cojne ne rafte dhe tjeter cemime dalin ne arkatpra ne arkat e marketeve cemimet jane me te shtrenjta sa ne raftet e tyre ne kete rraste keta justifikohen gabim njerzor por cudi ne rafte nuk vene cmime me te larta sesa ne arkat e pagesave te parave.kjo nuk quhet vjedhje ,apo shpesh shesin mallra te skaduara apo fare ne prage te skadim.keto nuk i them per te gjith supermaketet por jane te shumte.si perfundim me vjen keq per kete djale te denohet vetem per nje kuti qumshti panda.

Pse23/05/2017 09:22

Turp edhe per supermarketin , turp me i madh per gjykatsen. Nji kuti qumsht , vend muti .

Votusi23/05/2017 06:24

Mos u cuditeni se ky i riu e paska vjedhur dhe eshte denuare, se gjykatesi dhe prekurori sigurisht qe i kane kerkuare por su ka dhene gje. Por gjukata dhe prokuroria te denojne edhe pa vjedhur fare,pa patur asnje prove. Ne Shqiperi te denojne po su dhe . Gjysema e te denuareve jane te pafajshem se skane paguare. Vjedhesit lirohen se paguajne. Kam emra plot te gjyqetsreve dhe prekuroreve te korupetuarre por me vpn. Drejtesi me e kpruptuare .Mefje mjerpopulli.me keta cporini teshpetome.

Shto koment

Denonco