Kaos në rrugën e Rinasit për shkak të sulmit të simuluar kimik, ja çfarë do të ndodhë nesër

Kaos në rrugën e Rinasit për shkak të sulmit të simuluar kimik, ja çfarë do të ndodhë nesër

21:12, 22/05/2017
A+ Aa A-

Për dy orë aksi Kashar – Rinas nesër do të jetë i aksesueshëm nga një segment rrugor pasi nga ora 09:00 deri në orën 11:00 do të kryhet një stërvitje duke simuluar reagimin në rast të një sulmi kimik.

Në një njoftim për mediat, Ministria e Brendshme informon se kjo stërvitje do të zhvillohet nga Drejtoria e Emergjencave Civile.

Bllokimi i këtij aksi rrugor pritet që nesër të shkaktojë  kaos dhe radhë të gjata në autostradë.

Njoftimi i Ministrisë së Brendshme:

EC: Stërvitje për reagimin e përbashkët kundër incidentit me lëndë kimike

Reagimi i Strukturave të Përgjigjes së Parë në Incidentet që shkaktohen nga lëndët kimike do të jetë qëllimi i stërvitjes që do të zhvillohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, pranë MPB. Stërvitja do të zhvillohet në datë 23 maj nga ora 10.00 pranë mjediseve te Universitetit ‘’Epoka’’ (prane aeroportit Nene Tereza).

Kjo stërvitje do të mbahet në kuadër të projektit të Bashkimit Europian ‘’EuropeAid’’. Në të do të marrin pjesë forcat zjarrfikëse të shërbimit vendor të bashkisë Tiranë, njësi të Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe të Rendit nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, Njësi të Shërbimit të Urgjencës Mjekësore të Tiranës, mjete nga Agjencia Rajonale e Mjedisit Tiranë, Njësi speciale nga forcat e Armatosura të Ministrisë së Mbrojtjes ,forca dhe mjete nga Qendra Vullnetare e Emergjencave Civile si dhe studentë dhe pedagogë nga Universiteti ‘’Epoka’’.

Gjatë stërvitjes do të testohen aspekte specifike të reagimit ndaj emergjencave me lëndë kimike, bakteriologjijke, radioaktive dhe nukleare. Gjithashtu synohet të forcohet edhe bashkëpunimi dhe ndërveprimi midis strukturave dhe njësive operacionale të institucioneve në nivele kombëtar, qarku dhe bashkie, duke përfshirë forca dhe mjete nga Drejtoritë e MPB, MM, MSH, MMJ, Bashkisë të Tiranës dhe forcave vullnetare.

Stërvitja do të monitorohet nga një ekip i Konsorciumit Rajonal të Mekanizimit Europian i Mbrojtjes Civile. Njoftojmë të gjithë qytetarët se për shkak të stërvitjes segmenti rrugor Kodër Kashar – Rinas, nga ora 09:00 deri në orën 11:00 në datën 23 maj do të funksionojë me një kalim për shkak të lëvizjes së mjeteve të emergjencës, të cilat do të jenë pjesë e operacioneve të ndërhyrjes në këtë stërvitje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

ENERIK23/05/2017 13:14

Po zbori kur do te rifilloje

Shto koment

Denonco