Sarandë, dënohet me 35 vite burg 27-vjeçari që vrau rojen e karburantit

Sarandë, dënohet me 35 vite burg 27-vjeçari që vrau rojen e karburantit

17:05, 22/05/2017
A+ Aa A-

Gjykata e Sarandës ka dënuar me 35 vite burg 27-vjeçarin Arqile Koçi për vrasjen e rojes së karburantit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 8 nëntor 2016, kur 27-vjeçari grabiti 600 mijë Lekë të vjetra dhe qëlloi për vdekje rojen Artan Hoxha.

Para dhënies së vendimit, Arqile Koçi tha përpara trupit gjykues se ishte i dehur kur vrau rojen.

“Nuk doja të vrisja, isha nën efektin e pijes. Jam penduar shumë për atë që kam bërë. Nuk e kuptoj edhe sot se si u shkrep arma”, ka thënë 27-vjeçari. /SYRI.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco