Grabitet me dhunë qytetari në mes të Vlorës, ja çfarë thotë policia

Grabitet me dhunë qytetari në mes të Vlorës, ja çfarë thotë policia

13:36, 22/05/2017
A+ Aa A-

Një grabitje ka ndodhur në mes të qytetit të Vlorës. Ngjarja është bërë publike nga policia sipas të cilëve grabitja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme.

Dje pranë ambienteve të policisë është paraqitur 63-vjeçari me inicialet A. S., banues në Vlorë.

Ky i fundit ka deklaruar se rreth orës 19:10 (dje), në lagjen "10 Korriku" duke ecur në rrugën kryesore, i kanë dalë para 3 persona të cilët nën ushtrimin e forcës i kanë marrë 25.000 lekë të rinj, 300 euro, 3 aparatë celular dhe më pas janë larguar me shpejtësi me ndihmën e një automjeti të llojit Benz.

Nga veprimet e shpejta hetimore, policia ka bërë të mundur identifikimin e njërit prej bashkëpunëtorëve shtetasin G. Gj. (Për arsye hetimore nuk mund të bëjmë publike gjeneralitetet e plota).

Po punohet për zbulimin dhe kapjen e autorëve të përfshirë në këtë ngjarje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco