FOTO/ Nga trafik droge e armësh tek korruptimi i gjyqtarit, ja kush është biznesmeni që iu vu tritol Besnik Braka

FOTO/ Nga trafik droge e armësh tek korruptimi i gjyqtarit, ja kush është biznesmeni që iu vu tritol

12:31, 22/05/2017
A+ Aa A-

Besnik Braka, 52 vjeç, është babai i pronares së lokalit në Elbasan ku paraditen e sotme u gjet një sasi eksplozivi.

Braka, njihet edhe edhe me emrin Nik Vojaçek.

Raportohet se lokali ku u gjet pakoja me 150 gram tritol rezulton në emër të vajzës së Besnik Brakas, një emër i njohur për policinë.

    Nik Braka është ekstraduar në tetor të vitit 2013 nga Mynihu i Gjermanisë drejt vendit tonë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana.

    Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë e ka dënuar me vendim të datës 12 Janar 2009, e me 14 vjet burg për kryerjen e veprave penale të “trafikim armësh dhe municionesh”, “prodhim e shitje narkotikësh”, “prodhimit dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake”, si dhe “falsifikimit të dokumenteve”.

    Në vitin 2003, në kufirin me shtetin grek janë sekuestruar një sasi e madhe fishekësh luftarakë dhe në vitin 2004 është sekuestruar një sasi prej rreth 510 gr heroinë e një armë zjarri pistoletë, ku nga hetimet e kryera ka rezultuar se autor ishte i ekstraduari, Nik Vojaçek.

    Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Wiesbaden në Gjermani u bë i mundur arrestimi i tij më datë 5 shtator 2013, në Wqidhaus-Bavari, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

    Ndërsa më pas, Besnik Braka ose Nik Vojaçek është arrestuar në 15 dhjetor të vitit 2015 për korrupsion ndaj një gjyqtari në Durrës.

    "Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Durrësit për korrupsion aktiv ndaj gjyqtarit me 2 vjet burg në mungesë”, thuhej në njoftimin e Policisë në vitin 2015.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Qytetar22/05/2017 21:22

    Te gjithe qe e mbajne veten per biznesmene me pislliqe jane marre vejne leke dhe i fusin ne pune te ndryshme per ti pastruar leket .

    Tironsi22/05/2017 13:54

    Mos i ofendoni biznesmenet. Personi eshte trafikant, jo biznesmen.

    Shto koment

    Denonco