FOTO - GJYQI/ E marros bukuria e vajzës shqiptare, si u vra biznesmeni italian për ‘nder’. Emrat

FOTO - GJYQI/ E marros bukuria e vajzës shqiptare, si u vra biznesmeni italian për ‘nder’. Emrat

11:54, 22/05/2017
A+ Aa A-

Suela Arifaj, 27 vjeçe, është arrestuar nga karabinierët e San Giovanni Teatino (Chieti, Itali) pasi është dënuar nga gjykata e Apelit të Perugia-s për bashkëpunim në vrasje.

Sipas vendimit të gjykatës, vajza ka qenë nxitësja e vrasjes së tregtarit italian Luigi Taurino, 6 vite më parë në Passo Ripe (Ancona), në moshën 36-vjeçare.

Arifaj, e arrestuar pas vendimit të gjykatës, është dërguar në burgun e Chieti-t, raportuan këtë të diel mediat lokale.

Sipas hetimeve, vrasja e ndodhur më 20 tetor 2011 ka ndodhur për “nder”.

ImageSuela Arifaj

Suela, e cila përshkruhet si një femër me hire, asokohe ishte fqinjë e me viktimën dhe ngacmohej seksualisht nga ai.

Pas një sherri, Luigi Taurino është goditur me një brisk në fyt, duke humbur jetën.

ImageViktima Luigi Taurino

Që nga momenti i arrestimit, Suela, e cila më herët ka qenë në "arrest shtëpiak" për ngjarjen, ka mohuar se ishte ajo që kishte urdhëruar vrasjen. Për gjykatësit, ekzekutori material i krimit ka qenë vëllai i Suelës. 40-vjeçari Myrteza është dënuar në mënyrë përfundimtare në Itali me 23 vite burg. Në të njëjtën shkallë është dënuar edhe vëllai tjetër, Jetmiri, me 14 vite burgim për pjesëmarrje në krim.

    FOTO nga vendngjarja

    Sipas avokatëve mbrojtës së vajzës, ajo donte vetëm ta paralajmëronte italianin dhe nuk kishte kërkuar vrasjen e tij.

    /Syri.net/

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco