Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

Tiranë, po shkarkonin pjesë këmbimi dhe lubrifikantë, kapen me kuti në duar 5 kontrabandistë

Tiranë, po shkarkonin pjesë këmbimi dhe lubrifikantë, kapen me kuti në duar 5 kontrabandistë

09:10, 22/05/2017
A+ Aa A-

Një grup kontrabandistësh që sillnin pjesë këmbimi dhe lubrifikantë për automjete janë arrestuar në flagrancë nga Policia e Tiranës në fshatin Prush duke zbritur ngarkesën nga një autobus. Pesë janë arrestuarm, dy janë shpallur n?7 kërkim.

Falë operacionit "Lubrifikanti", janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

- I.G. , 49 vjeç, banues në Tiranë

- I.N, 32 vjeç, banues në Tiranë

- E.T, 40 vjeç, banues në Tiranë

- A. K, 48 vjeç, banues në Tiranë,

- A.A, 28 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim shtetasit:

- G. G., 43 vjeç, banues në Fier

- A. G., banues në Tiranë.

Këta shtetas dyshohet se sillnin kontrabandë, pjesë këmbimi dhe lubrifikantë për automjete. Në orët e para të datës 21.05.2017, në rrugën e Prushit, është konstatuar se nga një autobus, po nxirreshin disa kuti kartoni me vajra lubrifikantë dhe pjesë të ndryshme këmbimi për automjete, kuti që po ngarkoheshin në një furgon me drejtues shtetasin I. N.

Në cilësin e provës materiale janë sekuestruar:

Autobusi që kishte trasportuar mallrat kontrabandë, automjeti furgon ku po ngarkoheshin mallrat kontrabandë, 372 litra vaj lubrifikant automjeti me logon “Kastrol”, 480 litra vaji lubrifikant auomjetesh me logon e markes PKWV Motor, 33 tuba presioni ujë dhe interkuleri, 20 gomina grushtesh për autovetura, 6 filtra të madhësive të ndryshme, një automjet i tipit Fiat, si dhe 6 celularë të markave të ndryshme.

Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik, po punojnë për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë, të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të kundraligjshme.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale "Kontrabanda me mallra të tjera", "Fshehja e të ardhurave", "Falsifikimi i dokumenteve" dhe "Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale" në bashkëpunim, parashikuar nga Nenet 174, 180, 186, 149/a dhe 25 të Kodit Penal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco