Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Sherri me armë në Velipojë, një nga të plagosurit të gjendje të rëndë. Emrat

Sherri me armë në Velipojë, një nga të plagosurit të gjendje të rëndë. Emrat

12:24, 20/05/2017
A+ Aa A-

Detaje të reja janë bërë me dije nga policia lidhur me ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në Velipojë, ku u plagosën dy vëllezër.

Një prej tyre, bëjnë me dije burime zyrtare, është ne gjendje të rëndë.

Tre nga 4 personat e përfshirë në konflikt janë arrestuar:

Vëllezërit Durim Tahiri, 24 vjeç dhe Ervin Tahiri, 30 vjeç, të dy banues në fshatin Mali Kolaj, Njësia Administrative Velipojë, Shkodër,

Besnik Ndoj, 35 vjeç, banues në fshatin Gomsiqe e Re.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e A.N., 25 vjeç, banues në fshatin Gomsiqe e Re.

Personat e lartpërmendur janë konfliktuar me armë dhe mjete të forta midis tyre ku si pasojë e këtij konflikti janë plagosur me armë zjarri Ervin Tahiri i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe Durim Tahiri i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Konflikti ka lindur për shkaqe banale, bën me dije policia.

Në vendin e ngjarjes u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik model 56, së bashku me dy krëhëra me 42 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale të "Vrasjes me paramendim, kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë" dhe “Prodhim, dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco