Hiqet dhe vidhet dera e fakultetit të Ekonomisë

Hiqet dhe vidhet dera e fakultetit të Ekonomisë

18:57, 19/05/2017
A+ Aa A-

Një vjedhje e çuditshme ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Burime nga policia janë shprehur se është vjedhur dera e ambientit të Fakultetit Ekonomik në universitetin “Fan Noli” në Korçë.

Lajmi është bërë i ditur nga burime të policisë lokale. Ka qenë përgjegjësi i Ekonomisë në këtë Universitet që ka bërë denoncimin në polici.

Sipas policisë, gjatë natës është vjedhur derën e jashtme të ambientit të ekonomisë. Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco