Atentati në burgun e Vaqarrit, nis gjyqi ndaj ‘snajperit’ Ergys Kolaveri

Atentati në burgun e Vaqarrit, nis gjyqi ndaj ‘snajperit’ Ergys Kolaveri

17:38, 19/05/2017
A+ Aa A-

Personi që shihni në këto pamje është Ergys Kolaveri, i dyshuar si autor i atentatit me snajper në burgun e Vaqarrit ndaj Gazmir Daci, të cilin e bënte përgjegjës për vrasjen e njërit vëlla dhe plagosjen rëndë të tjetrit.

Ai u ul këtë të premte në kafazin e xhamtë në gjykatën për Krime të Rënda, për të përballur me akuzat e vrasjes për motive gjakmarrje mbetur ne tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Seanca gjyqësore zgjati vetëm pak minuta, pasi kushëriri i tij, Enea Ceka, i akuzuar për moskallëzim krimi, i cili është hetuar në gjendje të lirë, nuk kishte marrë dijeni për procesin.

Në këto kushte gjykata vendosi ta shtyjë seancën dhe urdhëroi policinë gjyqësore të njoftojë të pandehurin.

Ndërkohë në dosjen e prokurorisë thuhet se pasditen e 30 korrikut të 2016, i pandehuri organizoi një atentat ndaj Gazmir Dacit, i cili ndodhej në burgun e Vaqarrit në pritje të gjykimit për vrasjen e gazmir Kolaverit dhe plagosjen rëndë të Robert Kolaverit.

Prokuroria thekson se Kolaveri i pajisur me një armë të sofistikuar snajper ishte vendosur në një distancë të largët në ambientet e jashtme të burgut dhe priti derisa Gazmir Daci doli në ajrim.

Plani për të marrë gjakun vëllait, nuk shkoi si duhet, pasi nuk mundi ta vrasë atë që e konsideronte si hasmin e tij, por la të plagosur një të paraburgosur, shtetas i Kosovës.

Më pas sipas prokurorise atentatori ndonëse kishte deshtuar, u largua me shpejtësi me një makinë tip “Benz”. Fill më pas dy të dyshuarit, përfunduan në pranga dhe tashmë do të japin llogari përpara drejtësisë, edhe pse Ergys Kolavari nuk e pranon akuzën. /BW.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco