FOTO/ Shkelet moratoriumi, nuk ndalet prerja e pyjeve në Pukë

FOTO/ Shkelet moratoriumi, nuk ndalet prerja e pyjeve në Pukë

10:12, 17/05/2017
A+ Aa A-

Disa shkelje të moratoriumit të pyjeve në rrethin e Pukes, konkretisht në fshatrat përreth qytetit të Pukës, janë raportuar pranë PPNEA, që tregojnë  si ështëshkatërruar një pjesë e mirë e masivit pyjor të kësaj zone. Kjo zonë nuk njihet vetëm për masivin pyjor, por edhe për atë që jeton në këto pyje, llojin e rrezikuar në mënyrë kritike dhe një ndër llojet më të rralla të faunës në vend, rrëqebullin e Ballkanit.

Faqja syrigjelber.info, ku bëhen raportime, është pjesë e projektit “Rojtarët e mjedisit natyror – Të mbrojmë së bashku atë çfarë na përket”, projekt i zbatuar nga Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) dhe mbështetur financiarisht nga Programi i Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco