Nga inxhinier në trafikant kokainë, dënohet shqiptari në Angli. Emri Gjykata e Luton, Angli

Nga inxhinier në trafikant kokainë, dënohet shqiptari në Angli. Emri

09:53, 17/05/2017
A+ Aa A-

Një emigrant ilegal shqiptar në Britani, i cili posedonte një diplomë në inxhinieri, u kap me 4 kg kokainë të pastërtisë 92% në një taksi në Luton.

Elton Muja, 25 vjeç, kishte shkuar në Britani për të fituar para, për të paguar trajtimet mjekësore të të atit në Tiranë, u tha në gjykatën e Luton dje.

Ai ka punuar si lavazhier dhe punëtor i thjeshtë, teksa më pas vendosi të merrej me drogë, raportojnë mediat lokale.

Prokurori Kevin West tha se më 4 Prill të këtij viti, efektivë të policisë e kanë parë teksa hipte në një taksi me një çantë. Muja u ndalua më pas dhe u arrestua.

Shqiptari u paraqit në gjykatë për të marrë dënimin pasi u shpall fajtor për posedimin e drogës së klasit A me qëllim shitjen.

Adrian Eissa, avokati mbrojtës, tha se Muja ishte një njeri i edukuar, i cili shkoi në Britani për të fituar para për të paguar trajtimin e babait, cili vuante nga një sëmundje e rëndë në mushkri.

Gjykatësi Judge Philip Bartle QC e dënoi shqiptarin me 4 vite e gjysmë burgim dhe vendosi që shuma prej 1,280 paund që iu gjet në momentin e arrestimit, të mos i kthehej më.

/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco