FOTO/ Zbulohen 10 parcela me kanabis në Shkodër, arrestohet kryeplaku dhe kultivuesi

FOTO/ Zbulohen 10 parcela me kanabis në Shkodër, arrestohet kryeplaku dhe kultivuesi

09:59, 17/05/2017
A+ Aa A-

Policia e Shkodrës ka zbuluar 10 parcela të kultivuara me kanabis sativa në fshatin Lekaj të Shkodrës.

Sipas policisë, në këto parcela ishin kultivuar 827 bimë narkotike kanabis sativa të cilat u asgjësuan me anë të djegie. Bimët narkotike kishin gjatësi nga 10 deri në 15 cm.

Uniformat blu arrestuan kryeplakun e fshatit, Nikoll Plepi 62 vjeç për moskallëzim krimi dhe shpërdorim detyre si dhe Altin Celin 25 vjeç për kultivim droge.

Gjithashtu është shpallur në kërkim edhe kultivuesi tjetër, 28-vjeçari me iniciale A.C.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco