Lajmi i fundit

LIVE/ Tensionohet protesta para Bashkisë së Tiranës

FOTO/ Arsenal armësh dhe drogë në banesë, arrestohet i riu në Tepelenë. Emri

FOTO/ Arsenal armësh dhe drogë në banesë, arrestohet i riu në Tepelenë. Emri

09:35, 17/05/2017
A+ Aa A-

Një i ri është arrestuar në Tepelenë, pasi në banesën e tij, efektivë të policisë kanë gjetur armë dhe drogë.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u bë arrestimi në flagrancë i Klejdi Minës, 22 vjeç, banues në Memaliaj, nga efektivë të policisë së Gjirokastrës.

Në një bodrum që ai administronte u gjetën dhe u sekuestruan 4 krëhëra, 108 fishek të kalibrit 7.62 mm, një kuti me 7 kapsolla detonatore, 7 metra fitil zjarr-përcjellës, si dhe një sasi prej rreth 2 kg kanabis. 

Materialet në ngarkim të të riut i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për hetim të mëtejshëm për veprat penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco