FOTO/ Kapen me kokainë dhe mijëra euro në makinë, arrestohen 2 shqiptarë në Itali

FOTO/ Kapen me kokainë dhe mijëra euro në makinë, arrestohen 2 shqiptarë në Itali

08:56, 17/05/2017
A+ Aa A-

Njoftimet për lëvizjet e dyshimta të dy personave në një parking pranë një fast-foodi, kanë vënë në lëvizje policinë italiane, ndërsa dy ditë më parë aksioni përfundoi me arrestimin e dy shqiptarëve, banues në Ravenna.

Mediat italiane raportojnë se shqiptarët e arrestuar janë me iniciale K.J. e G.M, 27 dhe 30 vjeç.

Gjatë ditës së hënë, të rinjtë u shoqëruan në stacionin policor bashkë me makinën, të cilës iu krye një kontroll i imtësishëm, ku janë zbuluar dy vende të posaçme të krijuara për të fshehur drogën. Nën ulësen e shoferit, ishte krijuar një hapësirë e dyfishtë e mbyllur me një çelës.

Gjatë ndalesës u sekuestruan rreth 500 gram kokainë, ndërsa nga kontrollet e ushtruara në shtëpinë e tyre në Ravenna janë sekuestruar 19 mijë euro, para që dyshohen se janë përfituar nga shitja e heroinës. Shqiptarë konsiderohen si ndërmjetës midis importuesve nga “Rruga Ballkanike” dhe shitësve të vegjël në Modena.

Dy të arrestuar të njohur si tregtarë të drogës, kanë precedentë të mëhershme në fushën e narkotikëve. Ata janë ndaluar në vitin 2012, kur njëri prej tyre është identifikuar si anëtarë i një bande të vogël që kishte trafikuar jo më pak se 65 kg drogë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco