FOTO/ 12 kg drogë në banesë, arrestohet i riu në Vlorë. Emri

FOTO/ 12 kg drogë në banesë, arrestohet i riu në Vlorë. Emri

08:39, 17/05/2017
A+ Aa A-

Një i ri është arrestuar nga efektivë të policisë së Vlorës, të cilët kanë sekuestruar një sasi prej rreth 12 kg kanabis.

Kristo Abazaj, 24 vjeç, banues në fshatin Lapardha, është vënë në pranga.

Gjatë kontrollit të ushtruar dje në banesën e tij në fshatin Lapardha, Bashkia Selenicë, efektivët kanë gjetur të fshehur një kanabisi, e cila pas peshimit ka rezultuar me peshë prej 11 kilogramë e 600 gramë.

Lënda narkotike u gjet e fshehur ngjitur me murin rrethues të kësaj banese, e cila ishte e vendosur në tre thasë sintetikë.

Policia arrestoi menjëherë Abazajn, i cili dyshohet të jetë autor i kryerjes së veprës penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco