VIDEO/ Tre hajdutë në Napoli mësyjnë shtëpinë e policit, ai qëllon dhe plagos shqiptarin

VIDEO/ Tre hajdutë në Napoli mësyjnë shtëpinë e policit, ai qëllon dhe plagos shqiptarin

08:29, 17/05/2017
A+ Aa A-

Vijon të mbetet në gjendje të rënë shëndetësore Eugen Çami, 36 vjeç, i qëlluar me armë një ditë më parë gjatë një tentative vjedhje në Italinë fqinjë.

Një bandë hajdutësh shqiptarë u përpoq të thyente një shtëpi duke hyrë nga kopshti i saj në Lago Patria në qytetin Gugliano mëngjesin e së martës rreth orës 4.30.

Por pronari i banesës, një polic, në shtëpi me gruan dhe djalin e tij, u zgjua nga disa zhurma në kopësht. Polici doli në balkon dhe i paralajmëroi hajdutët që të ndalonin, pasi ai ishte efektiv police. Por si përgjigje, një nga kriminelët ka filluar të qëllojë.

Agjenti, në këtë pikë, mori pistoletën dhe iu përgjigj zjarrit, duke e qëlluar njerin nga hajdutët në klavikul. Plumbi po ashtu i ka shpuar edhe një mushkri.

Hajduti i plagosur, Çami, u dërgua në spital në gjendje të rëndë. Hajdutët e tjerë arritën të shpëtonin. Hetuesit arritën të gjejnë armën e përdorur nga kriminelët dhe një plumb të ngecur në murin e ballkonit.

Krimineli i plagosur

Burri që u plagos nga oficeri i policisë është 36 vjeç dhe siç konfirmohet nga kuestori i Napolit, Antonio De Jesu, ka disa rekorde kriminale për vjedhje dhe grabitje prone. Shqiptari ishte i shoqërinë e dy bashkëpunëtorëve të tjerë, anëtarë të një bande që ka goditur disa herë në këtë zonë dhe kishte një armë “Walther “ 7.65 të vjedhur në 2015-ën.

Polici që qëlloi këtë mëngjes kundër banditit shqiptar të armatosur që i hyri në kopshtin e shtëpisë, sipas policië, ka vepruar në mënyrë profesionale dhe në rrethana të vetëmbrojtjes, sipas nenti 52 të Kodit Penal italian. Kështu ëhstë deklaruar nga kuestori i Napolit, Antoi De Jesu, në një deklaratë ëpr mediat në mëngjes. Megjithatë, shtoi ai, ne ia lëmë atë për vlerësim të plotë, prokurorëve të Napoli Nord që janë duke bërë hetimin dhe tek të cilët kemi besim të plotë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ceni17/05/2017 09:55

Per hajdutet ska rruge me te mire.

Shto koment

Denonco