‘Edhe unë do vetëvritesha me anestezi’/ Mesazhi i ndjerë i anestezistit pas vdekjes së 16-vjeçares Apostol Vaso

‘Edhe unë do vetëvritesha me anestezi’/ Mesazhi i ndjerë i anestezistit pas vdekjes së 16-vjeçares

21:04, 16/05/2017
A+ Aa A-

Vdekja e 16-vjeçares gjatë operacionit në spitalin privat Continental, ka shkaktuar reagim në mbarë opinionin publik.

Vajza, e cila po operohej në gju, humbi jetën pas injektimit të anestezisë.

Ndërkohë, mjeku anestezist tentoi vetëvrasjen dhe ndodhet në gjendje të rëndë pasi i ndërroi jetë në duar vajza adoleshente. Vëmendja tashmë është zhvendosur pikërisht tek te anestezisti, që nëpër media dhe rrjete sociale u gjykua si fajtor.

Kolegu i tij, Apostol Vaso, anestezist në Spitalin e Traumës në Tiranë, përmes një statusi në Facebook shkruan se do të tentonte vetëvrasjen njësoj si kolegu në një situatë të ngjashme.

Statusi i anestezistit Apostol Vaso:

Edhe une do te beja te njejten gje qe beri shoku dhe kolegu im i apasionuar, Dr. Tefik Zhurda. Do te vetvritesha me anestezi.

Nuk ka kam mundesi tjeter per te shprehur keqardhjen, hidherimin dhe humbjen qe prindrit e vajzes perjetojne keto momente, vec edhe une te shprehem sic shoku im u shpreh.
Nuk ka mundesi tjeter per te sqaruar median dhe opinionin e gjere, rreth trysnise qe ushtrohet ndaj mjekeve dhe vecerisht anestezisteve, vec kembimit koke me koke, me jeten e humbur.
Nuk ka mendesi tjeter per tju treguar juve, sa dashuri dhe humanizem, vuajtje dhe dhimbje kemi ne, per cdo njeri te humbur ne punen tone.
Nuk ka mundesi tjeter per ti sqaruar opinionit, se ne cdo vend te botes nje i semure me nje komplikacion te till, eshte e destinuar te kete nje fat te till.
Nuk ka mundesi tjeter per ti shprehur madias dhe opinionit publik, se edhe kur ke preparatin,i semuri vdes, Por nuk mund te ndodhi qe mjeku te paragjykohet per humanizmin, profesionalizmin dhe pergjegjesine prinderore, aq sa te bej suicid, qe ta besojne qe nuk eshte sic ju e mendoni.
Nuk ka mundesi tjeter qe Tefiku dhe te gjithe koleget e mi,tju tregojne se, kemi dhuruat gjak per te semuret tane, pa na e kerkuar njeri dhe pa ja thene njeriu, per te shpetuar jeten e te semureve tane, te cilet kane patur nevojen urgjente per gjak dhe me pas jemi kthyer ne pune.
Nuk ka mundesi tjeter tju tregojme se ne me shume flem ne spiatle se sa ne shtepi, qe me shume rrime pa gjume, se sa flem.
Nuk ka mundesi tjeter per te treguar se te gjithe ne, jemi te vetem ne kete beteje te pabarabaret me opinionin dhe shtetin i cili asnjehere nuk na ka mbrojtur.
Nuk ka mundesi tjeter per ti treguar opinionit dhe madias qe ne nisemi ne mengjes per ne pune dhe kthehemi ne darke per te sigurar ekzistencen e familjes sone me nje rroge e cila nuk na mjafton dhe jo per te mbytur njerez.
Nuk ka mundesi tjeter per te perballuar fjalen helm te medias, cila duke e menduar mire dhe me cinizem thote,qe anestezisti kishte mbidozuar preparatet e anestezise.
Nuk ka mundesi tjeter te spjegojemi, qe pas cdo te semuri qe ne anestezojme, kemi nga mbrapa ligjin dhe gjykaten dhe gjithmone kemi qene te paragjykuar, per mos humanizem.
Nuk ka mundesi tjeter qe tju themi : 
Njerez ju duam shume dhe ne jemi dite e nate ne roje te shendetit tuaj,madje duke dheme dhe jeten tone, qe ta kuptoni dashurine dhe pasionin tone per kete mison.
Nuk ka mundesi tjeter tju themi: Njerez ne jeten tone e kemi per Ju.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

veterineri22/05/2017 14:30

Me falni kur nuk kini besim tek humanizmi ,profesonoalizmi ,ndergjegja e mjekut ju o trapa femijet veten dhe prindrit tuaj ku do ti vizitoni tek veterineri,po me sa shikoj ju per veteriner kini nevoj.

arbri17/05/2017 17:12

o sandri....prap leku thua ti? si paguan qeveria ?prap leku o sandri ? mos u fryfshin o sandri.jepi sa te duash njeriut, prap do jete i pakenaqur.jemi e vetmja specie kafshe qe vret brenda llojit te vet.une vetem nje Arqile Boti mbaj mend qe i kerkoje keshille ne rruge dhe linte canten ne toke dhe te vizitonte ne mes te rruges. cme thua peralla sander?universitetet tona mund te kene arsimuar kuadro, por kane nxjerre shume pak Zoterinj.dhe po nuk ishe Zoteri/Njeri nuk je nje hic.

Ganiu17/05/2017 09:46

Sa her qe ndodh no nje ngjarje e kesaj natyre,disa nuk ngurojne te thone se e njofin doktorin , se i ka operuar nje te aferm,dhe na tregon e na tregon........po mir mer pis,po personat e kesaj familje,car te na tregojn?

Beni17/05/2017 07:09

Humanizmi juaj shfaqet vetem kur jua mbushin xhepin me leke.Statusi juaj eshte vertet i ndjere por une jam plotesisht i bindur se sot ne vendin tone nuk ka mbetur me asnje mjek i vetem kaq human sa thua ti.Kete e dine shume mire te gjithe ata qe i ze halli neper spitale.Sa per rastin konkret nuk dua ta komentoj pasi nuk jam as ekspert dhe as zot qe ta di cka ndodhur vertet,shume ngushellime per familjen,Zoti u dhente kurajo qe te perballojne dhimbjen e paperballueshme.

arian17/05/2017 06:15

Fjalim legen!

sandri 17/05/2017 01:42

ngushllimet me te sinqerta familjes qe humbi vajzen ne spital,megjithse per humbjen e nje femije nuk mundet te gjesh fjale ngushellimi. sigurishte humja e jetes se vajzes ne duarte e mjekve eshte nje pergjegjsi morale dhe ligjore e mjekve qe po e operonin.por dihet se anestezia per cdo njer qe operohet eshte nje thike me dy presa sepase me anestezin qe mer i semuri munde te ndodhin shume koplikacione te pa papritura.edhe rrastin e vajzes qe humbi jeten ishte fati i keq isaj shum i keq dhe shum i dhimshem.por jo per te shfajsuar mjekun anestezis icili ka punuar ne spitalin ushtarak dr Tofikun icili eshte nje mjek dhe njeri shume i mire dhe shum i kujdeseshem .kam patur rastin te operoj nje njerun tim i cili ishte dhe i moshuar ne spitalin ushtarak para disa vjetesh.doktor Tefiku ishte shume i kujdeseshem e them dhe e thone shum njerz per doktor Tofikun flasin shume mire dhe si mjek dhe si njeri human.flase jo per te justifikuar apo mbrojtur dr Tofikun te me besojne njerzit e te ndjeres me sinqeritetin me te madhe kedo qe te pyesesh ne spitalin ushtarak se besoj qe te flasin keq per te pavarsishte ne kete momente gjukohet per vdekjen e vajzes por me aktin e tij menjeher sa vajza humbi jeten e vertetoj sa e ka ndjer pergjegjsin per vdekjen e vajzes akti i tije eshte nje akt sublim prandaj o njerz shprehni ngushllimet per humbjen e vajzes sigurishte per prindrit e saj eshte nje humbje e pa zvendesushem dhe nuk gjen fjale per ngushellimin e tyre.por edhe per mjekun l cili se ne asnje menyre nuk e ka bere asna pakujdesia as nga paftesi ishte fati keqi vajzes themi fati se sgjejme fjale tjeter per te thene por edhe njeher per mjekun lusim qe te behet me mire se asnjeri nuk fiton as vete prindrit e se ndjeres nuk do deshironin te keqen dr Tofikut ky mendim i imi edhe njeher nuk eshte nje justifikim per mjekun ne fjale por eshte nje lutje per te gjithe komentuesit mos ti paragjykojne mjeket per anti humanizem dhe mos kujdes une nuk theme se ska mjek jo human qe e kane mendjen tek paraja dhe nuk tregojne kujdes per pacientet por mos te harrojme se shumica kryejne nje pune shume te veshtire sidomos mjeket kirurg bashke me ekipet e tyre si anestezist infermiere sanitare dhe per punen qe bejne qe shpetojne jete njerzish nuk paguhen ku qeverit njera pastjetres nuk i kane vleresuar mjeket me pagat por duket qe plotesimin e pagave te mjekve ja kan len popullit qe tua plotesojne. edhe njeher ngushellimet me te sinqerta familjes se vajzes qe humbi jeten ne kete moshe kaq te re.

andi16/05/2017 23:51

mos e hiqni veten aq human dhe shpirtmire se ju nuk dini ti ndani shtresat e popullsise ju u kerkoni para per cdo operacion pavarsisht rroges qe merrni ne shtet

veri gjakova16/05/2017 21:16

Po kaq i paftyre je që ndërhyn ku s'duhet. Heshtja eshte falja per ate qe kerkon amnisti morale.

Shto koment

Denonco