6 prokurori vihen në lëvizje për trukimet e ndeshjeve në Shqipëri

6 prokurori vihen në lëvizje për trukimet e ndeshjeve në Shqipëri

18:14, 16/05/2017
A+ Aa A-

Prokuroria Shqiptare vihet në lëvizje për trukimet e ndeshjeve të futbollit, gjatë kampionatit shqiptar të viteve 2013-2014. Gjashtë prokurori, ajo e Tiranës, Durrësit, Vlorës, Korçës, Kurbinit dhe Kavajës po hetojnë klubet e këtyre qyteteve për paracaktim të rezultateve, raporton Abc News.

Bëhet fjalë për dosjen e sjellë nga dy përfaqësuesit e UEFA-së në prill të 2014, Emilio Garcia shef i komisionit te disiplines në Qeverinë Europiane të Futbollit dhe Ulf Kluser oficer i integritetit në UEFA. 

Sipas prokurorisë, në dosjen e ardhur nga UEFA janë ngritur dyshime se ekipet si Skëndërbeu, Teuta, Flamurtari, Laçi, Tirana dhe Besa e Kavajës kanë paracaktuar rezultatet sportive. Këto dyshime, thuhet nga dosja e ardhur nga UEFA, janë ngritur për ndeshjet e kampionatit shqiptar dhe në disa ndeshje ndërkombëtare të Champions ligës dhe UEFA-së. Për këto ndeshje ndërkombtare, të deleguarit e UEFA-së kanë drejtuar gishtin në drejtim të ekipit të Skënderbeut dhe Teutës, të cilët edhe po hetohen nga prokuroritë përkatëse. 

Dosja hetimore, mësohet se ka qenë për më shumë se dy vite në hetim nga Prokuroria për Krime të Rënda me dyshimin e trukimit të ndeshjeve në funksion të “grupit të strukturuar kriminal”. Burimet thonë se për llogari të këtij hetimi janë kryer veprime të shumta proceduriale duke përgjuar edhe futbollist e president të klubeve.

Në përfundim të këtij hetimi, burimet nga Prokuroria për Krime të Rënda thonë për ABC News se nuk u arrit të provohet se gjatë periudhës 2013-2014 zyrtarët e klubeve funksionin si grup i strukturuar kriminal. Për këtë fakt, është vendosur që dosja hetimore ti kalojë në fillim të këtij viti 6 prokurorive të rretheve për vazhdim të hetimeve ndaj këtyre drejtuesve të klubeve e futbollistë të ndryshëm për akuzën e paracaktimit të rezultateve. Dyshimet për manipulimin e këtyre ndeshjeve, thonë burimet, UEFA e ka bazuar nga të dhënat e kompanisë “Federbex” e cila kishte  kontraktuar edhe një kompani investigimi për monitorimin e këtyre ndeshjeve, që kanë hedhur dyshime për trukime.

 Por pavarësisht kalimit të dosjeve për hetim në prokurorit e rretheve, ende nuk ka një vendimarrje nga prokurorit, për të marrë në përgjegjësi penale ndonjë individ apo klub futbolli. Nga ana tjetër, akuzat publike për trukime të ndeshjeve në kampionatin shqiptar vazhdojnë si nga klubet edhe zyrtarët e lartë të federatës së futbollit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

visariu16/05/2017 23:19

te gjitha ndeshjet qe luen dhe qe vihen ne per skedina shiten por kur i shesin lojtaret pa dijeni te kompanive te basteve kompanite e basteve ankoen ne uefe dhe kto ndeshje hetoen nga prokuroria kur ndeshjet i shesin perseri lojtaret por ne dijeni te presidentve dhe kompanive te basteve quen shitje te regullta dhe uefa hesht sot nuk ka futboll ka vetem mashtrim

Bookmaker 16/05/2017 20:32

Jam dakort me parafolsin me lart eshte per te qeshur e qare me keta kopilat e UEFA -s jo per te mbrojtur te koruptuarit e futebollit shqipetar po eshte me te verte nje emoragji e madhe te trukimeve te ndeshjeve ne europ ku niveli i futebollit eshte shume larte se ne shqiperi e keto merren me futbollin amator te shqiperis vetem ne muajn e fundit ne itali Jane trokuar me dhjetra ndeshje te cilat Jane Parma-Ancona 2 ' Bassano -Parma 1 ,Palerma -Genoa 1,Milan me Pescaten,Crotone,Empoli,pastaj eshte Inter me Genoa ,Fiorentina,Sassuolo,Chievo-Palermo x,e qe mos te zgjatem me shume ka me kile dhe ne kampionatet e tjera por eshte vete drejtuseve te uefas qe bejne pazar vet prandai keshtu le te hane dhe Pak milingonat e shqiperis se nuk u be qameti .

tonin selmani16/05/2017 18:44

ne qfare kohe jetojm bot e ndyre edhe ne futboll ne shqipetaret e kemi boten kunder merren me futbollin shqiptar per trukime e nuk shohin europen qe gjdo jave shet haptas mbi 100 ndeshje kjo e tregon edhe shitja elojtareve sot shifra marramendese 30-50 -100 150 milionshe 18 vjeqareve pa u be akoma lojtare pa e dite qfare karriere do te kete apo pas 1-2-3 viteve e sheh vetem ne stol e gjiha kjo nga trukimet po ju tregoj vetem ne fund te kesaj jave ne kampionatin spanjol villareal 63 pike barazim atletiko bilbao 62 barazim real sociedat 62 barazim kan edhe nga 1 ndeshje pretendojne per kupat e europes qfare koiqidence qe te 3 barazim a mund te ndoll kjo kurr te 3 te trokuara nuk ka nevoj per tu hetuar ky eshte pra biznezi i futbollit sot qe po marrin ne qaf njerezimin eshte fitimi me i madh edhe se tregetia e armeve dhe e droges te marra sebashku dhe kurr nuk u diskutua as edhe nje here ne parlamentin europian sepse ato vet jane te lillur me keto bisnese

Shto koment

Denonco