Kryebashkiakja e Sarandës përfundon në prokurori. Ja akuzat

Kryebashkiakja e Sarandës përfundon në prokurori. Ja akuzat

16:08, 05/05/2017

Kontrolli i Lartë të Shtetit, në zbatim të programit të tij të auditimit nr. 1236/1, datë 15.12.2016, ndryshuar me nr. 1236/2, datë 31.01.2017, ka përfunduar auditimin në Bashkinë Sarandë për periudhën 01.07.2015 - 31.12.2016 dhe Njësinë Administrative ish-Komuna Ksamil për periudhën 30.06.2014 deri më 30.07.2015, me objekt: “Auditimi i zbatimit të ligjshmërisë dhe rregullshmërisë së veprimtarisë ekonomiko-financiare”.

Me Vendimin nr. 32, datë 27.04.2017 të Kryetarit të KLSH-së, është miratuar Raporti Përfundimtar i Auditimit dhe me shkresën nr. 1236/14, datë 28.04.2017, me qëllim përmirësimin e gjendjes i janë rekomanduar Bashkisë Sarandë masa me karakter organizativ në lidhje me eleminimin e praktikave që kanë sjellë impakt negativ në buxhet në vlerën 481 milion lekë dhe masa për shpërblimin e dëmit ekonomik të shkaktuar në vlerën totale 129.4 milion lekë.

Gjatë auditimit u konstatuan shkelje dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fuqi në fushën e menaxhimit dhe zbatimit të buxhetit, lidhur me likuidimin e pagesave për punë të pakryera, në fushën e procedurave të prokurimit publik mbi vlerësimin e ofertave ekonomike dhe në zbatimin e punimeve, konkretisht:

1. Florjana Koka me detyrë Kryetare e Bashkisë Sarandë, në cilësinë e Titullarit të Autoritetit Kontraktor, për pagesa dhe investime të pakryera por të situacionuara dhe likuiduara në vlerën 64.4 milion lekë (punime fiktive).

Investimet e përmendura i takojnë 2 objekteve të prokurimit:

“Zëvendësimi i tubacionit të ujësjellësit nga stacioni i pompimit Vrion deri në rezervuarin e qytetit”, për vlerën 34.4 milion lekë, të likuiduar vetëm 1 ditë pas lidhjes së kontratës.

“Përmirësimi i rrjetit të ujërave të zeza, zona nga Hotel Butrinti deri tek Kanali i Çukës”, vlerën 30 milion lekë, likuiduar vetëm 5 ditë pas lidhjes së kontratës.

2. z. P. H. me detyrë ish-Drejtor i Shërbimeve Publike të Bashkisë Sarandë, për marrjen në dorëzim dhe situacionimin për punime të pakryera, me efekt në cilësinë e realizimit të investimit dhe dëm ekonomik në vlerën 50.5 milion lekë.

Investimet e përmendura i takojnë objekteve të prokurimit:

“Ndërtim asfaltim rr. R .5, Loti II dhe III”,

“Përmirësimi i rrjetit të ujerave të zeza Hotel "Butrinti" deri te Kanali i Çukës”.

Për konfirmimin e pagesave për investime të pakryera por të situacionuara dhe likuiduara në vlerën 64.4 milion lekë (punime fiktive), për investimet:

“Zëvendësimi i tubacionit të ujësjellësit nga stacioni i pompimit Vrion deri në rezervuarin e qytetit”,

“Përmirësimi i rrjetit të ujërave të zeza, zona nga Hotel Butrinti deri tek Kanali i Çukës”.

3. z. E. Gj. me detyrë Drejtor Juridik, në cilësinë e Kryetarit të KVO,

4. z. P. H. me detyrë ish-Drejtor i Shërbimeve Publike, në cilësinë e anëtarit të KVO,

5. zj. T. S. me detyrë Drejtore Ekonomike, në cilësinë e anëtarit të KVO.

Në 3 procedura të prokurimit publik KVO ka shpallur fitues Operatoret Ekonomikë, të cilët nuk plotësojnë kriteret e veçanta për kualifikim të miratuara në DST, veprime në kundërshtim me nenet 1, 2, 24, 53 dhe 55 të ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik” dhe shkelje të parimit të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike, duke sjellë një impakt negativ në buxhetin e shtetit për vlerën 481 milion lekë dhe favorizim të operatorëve ekonomikë (OE) të cilët nuk garantojnë cilësinë e investimit të prokuruar.

Praktikat e përmendura i takojnë 3 objekteve të prokurimit:

- “Përmirësimi i rrjetit të ujerave të zeza Hotel "Butrinti" deri te Kanali i Cukës”, me vlerë kontrate prej 120,145,961 lekë,

- “EKO Kampus Saranda”, me vlerë kontrate prej 275,481,211 lekë,

- “Rikonceptim dhe rivitalizim i qendrës së qytetit Sarandë, Rruga e Flamurit”, me vlerë 85,432,057 lekë.

6. z. K.K. nën cilësinë e mbikëqyrësit të punimeve dhe kolaudatorit për investime jo në përputhje me kriteret e kontraktuara dhe dëm ekonomik në vlerën prej 77.5 milion lekë, për shkak të punime të pakryera por të situacionuara dhe likuidura, si dhe mos-llogaritjen e penaliteteve për vonesa në kryerjen e punimeve, për investimet:

1. “Ndërtim asfaltim rr. R .5,Loti II dhe III”,

2. “Përmirësimi i rrjetit të ujerave të zeza Hotel "Butrinti" deri te Kanali i Çukës”,

3. “Zëvendësimi i tubacionit të ujësjellësit nga stacioni i pompimit Vrion deri në rezervuarin e qytetit”.

Për miratimin e pagesave për punime të pakryera por të situacionuara (pune fiktive), për vlerën 30 milion lekë, vetëm 5 ditë pas lidhjes së kontratës për objektin: “Përmirësimi i rrjetit të ujërave të zeza, zona nga Hotel Butrinti deri tek Kanali i Çukës”.

7. z. A.T. nën cilësinë e mbikëqyrësit të punimeve, për investim jo në përputhje me kriteret e kontraktuara dhe dëmin ekonomik në vlerën prej 27 milion lekë, për shkak të punime të pakryera por të situacionuara dhe paguara, për investimin “Zëvendësimi i tubacionit të ujësjellësit nga stacioni i pompimit Vrion deri në rezervuarin e qytetit”.

Për miratimin e pagesave për punime të pakryera por të situacionuara (pune fiktive), për vlerën 34.4 milion lekë, vetëm 1 ditë pas lidhjes së kontratës, për objektin:“Zëvendësimi i tubacionit të ujësjellësit nga stacioni i pompimit Vrion deri në rezervuarin e qytetit”.

KLSH, duke i konsideruar veprimet e kryera nga F.K. në cilësinë e Titullarit të Institucionit, P.H. në cilësinë e Drejtorit të Shërbimeve Publike dhe anëtarit të KVO, E.GJ. në cilësinë e Kryetarit të KVO dhe T.S. në cilësinë e anëtarëve të KVO, në kundërshtim ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, si dhe K.K. në cilësinë e Mbikëqyrësit dhe Kolaudatorit të punimeve dhe A.T. në cilësinë e Mbikëqyrësit të Punimeve, në kundërshtim ligjin nr. 8402, datë 10.09.1998 “Për Kontrollin dhe Disiplinimin e Punimeve të Ndërtimit” dhe UKM nr. 1, datë 16.06.2011 “Për mbikëqyrjen dhe kolaudimin e punimeve të ndërtimit”, si veprime me pasoja të rënda për interesat e ligjshme të shtetit dhe të dënueshme sipas ligjit nr. 7895, datë 27.01.1995 “Kodi Penal i RSH”, me shkresën nr. 1236/17 datë 28.04.2017, KLSH ka bërë kallëzim pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, Sarandë, për konsumimin e elementëve të figurës së veprave penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tender apo ankande publike” dhe “Shpërdorimit të detyrës”. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shaba05/05/2017 19:45

Keta Rilindasit qenkan rilindur hajdute te papare. Nuk kane dallim as nga rraca, as nga feja, as nga gjinia, as nga mosha. Keta te vjedhin cdo gje! Keta e bjene sapunin per djath, keta i blejne breket me cmimin e nje kostumi firmato.

Saranda05/05/2017 19:28

Nuk i plasi kujte se do procedohet apo jo kryelopa e sarandes Pyetja eshte: A do kthehen pas keto lek? Apo thjeshte do shkarkohen nga detyra dhe do jetojne le lux me leket qe vodhen....

jugori***05/05/2017 19:04

ja me ne fund u zbulua nje njeri qe vjedhe ne administraten shqipetare,prokuroria duhet te beje punen e saje,dhe deri ketu jemi ne regull.Te gjithe lexusit e ketije portali duhet ti sqaroj dicka me shume,ne nje shkrim para disa kohesh kam sqaruar se cfare ndodh me viktimen Floriana para kater ose pese muaj nje gazete e quajtur Telegraf botoi disa shkrimi te Financuara nga Stefan Cipa .Qellimi me i ketyre shkrime ishte te vinin ne levizje disa segmente te kontrollit te shteti psh Mirosh Bogdo e disa te tjere,qe te kapercehej kontrolli i kater vjeteve qe ishte Stefan Cipa kryetar,dhe ja dolen kjo periudhe nuk duhej te kontrollohej pasi mungojne 3.7$ dhe cuditerisht nje ose dy kontrolle jane bere po nga Mirosh Bogdo, keshtu qe Z Floriana ,duhet te paguaj disa gjera si pershembull,qe eshte mikja e Koco Kokedhimes,qe eshte e pa preferuara e kryeministrit etj etj,ne kete moment me kujtohet Spiro Ksera u denua ,ishte hallka me e dobet e zinxhirit

Daj Jaku05/05/2017 17:07

Kontrolloni ju, kontrolloni, hajdutllëqet i zbuloni, prokurorisë ja dërgoni. Po pastaj, kush u dënua? Askush. Ku pjerdh EDrama për kontrolle. Ka bërë zap me arrogancën e tij të gjitha institucionet.Me gja, gjasmë, gjysmë vettingun e tij ka bërë që edhe ajo çikë drejtësi që ishte, të ketë mbushur brekët totalisht dhe ti bindet si dikur VerDullës.Prandaj mos e çani bythën fare o administratorë, vidhni e shpërdoroni sa të pëllcisni, mjafton të jeni shpallur sociadhistë dhe asgjë nuk ju gjen.Shikoni arrestimet e ndryshme nëpër polici e dogana, vetëm për fasadë. I kap interpoli ose policia e Evropit me kamjona drogë mbushur,doganierët mbyllin skanerat, arrestohen trimoshët sa për sy e faqe.Verifikoni dhe do ti gjeni të gjithë të paprekur nëpër vëndet e tyre të punës, të pacënuar.

Shto koment