FOTO/ Gjendet parcela me drogë në Krujë, një i arrestuar. Nën hetim kryeplaku

FOTO/ Gjendet parcela me drogë në Krujë, një i arrestuar. Nën hetim kryeplaku

19:43, 27/04/2017
A+ Aa A-

130 bimë narkotike kanabisi dhe 770 fidanë në 9 kubikë kanë gjetur në fshatin Verion në Krujë gjatë një aksioni të policisë ditën e djeshme. Një person është arrestuar dhe kryeplaku i fshatit është në hetim.

Burime nga policia bëjnë me dije se, në pranga është vënë  Shefqet Disha, 55 vjeç, banues në fshatin Verion, Nikël dhe ka nisur hetimi në gjendje të lirë për kryeplakun Haxhi Doku, 70 vjeç, banues në Verion.

Lënda narkotike u gjet në territorin e Bashkisë Krujë, Njësia Administrative Nikël, në vendin e quajtur “Lapare” në Verion.

Në një sipërfaqe tokë e pyllëzuar, u gjetën të mbjella 130 bimë narkotike dhe 770 fidanë në 9 kubikë të llojit kanabis.

    Ndaj të arrestuarit Shefqet Dishës rëndon akuza për kultivim të bimëve narkotike, ndërsa ndaj kryeplakut Haxhi Dokut rinon akuza për shpërdorim detyre.

    /Syri.net/

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Iliri27/04/2017 20:31

    Filluat ju me keto lajme?

    Shto koment

    Denonco