Lajmi i fundit

10 fakte dhe ‘rastësitë domethënëse’ që provojnë përfshirjen e Olsi Ramës në dosjen ‘Xibraka’

FOTO/ 300 kg drogë në Lezhë, ja kush janë 2 trafikantët në kërkim. Emrat

FOTO/ 300 kg drogë në Lezhë, ja kush janë 2 trafikantët në kërkim. Emrat

19:07, 27/04/2017
A+ Aa A-

Përveç Pjetër Tonit, policia e Lezhës ka shpallur edhe persona në kërkim në kuadër të aksion anti-drogë të koduar “Epilog” një ditë më parë, ku e sekuestruan rreth 300 kg drogë e llojit kanabis.

Policia ka njoftuar se arrestoi Pjetër Tonin, 58 vjeç, banues në Ishull-Lezhë si dhe ka shpallur në kërkim: S.P. 46 vjeç dhe V.T. 25 vjeç, gjithashtu banues në Ishull-Lezhë. Burime nga policia lokale bëjnë me dije për Syri.net emrat e plotë të këtyre dy personave që janë shpallur në kërkim. Ata janë Silvestër Pali, 59 vjeç dhe Viktor Toni, 46 vjeç, të dy banues në banues në Ishull Lezhë.

Lënda narkotike e futur në bidona plastikë dhe thasë në një banesë në Ishull-Lezhë, u sekuestrua pas një pune hetimore disa ditore. Droga është gjetur në banesën e Silvestër Palit, të shpallur në kërkim.

    Burime nga policia bëjnë me dije se saktësisht janë gjetur e bllokuar 15 thasë e 8 fuçi plastike me peshë totale prej 298 kg e 562 gr kabanis.

    Droga është gjetur rreth orës 10:30 të paradites, ndërsa arrestimi i Pjetër Tonit u arrit të kryhej nga efektivë të policisë gjatë orës të pasdites, konkretisht rreth orës 18.

    /Syri.net/

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco