Gazetari Vezaj: Ku janë transferuar drejtuesit e shkarkuar të policisë?

Gazetari Vezaj: Ku janë transferuar drejtuesit e shkarkuar të policisë?

16:04, 27/04/2017
A+ Aa A-

Policia e Shtetit njoftoi sot shkarkimin e 29 drejtuesve të policisë në rang vendi, si dhe bëri me dije emrat e rinj të drejtuese. Shumica prej tyre janë emra të njohur në polici.

Por, ajo që ra në sy është fakti se policia nuk deklaroi se ku janë emëruar drejtuesi e shkarkuar të policisë.

Përmes një statusi në Facebook, gazetari Flamur Vezaj pyet përse Policia e Shtetit nuk ka bërë me dije se ku janë transferuar drejtuesit që u shkarkuan.

Statusi i gazetarit Flamur Vezaj:

“Miksimi” i policisë!

Policia e Shtetit, sot shkarkoi nga detyra 29 drejtues policie dhe në vend të tyre, emëroi po 29 të tjerë!!

Policia, nuk sqaroi se këta të liruarit ku përfunduan me detyrë pasi (thuajse) të gjithë kanë grada të larta (të marra nga Policia ose me Gjykatë) !!!?? Por, më poshtë po postoi emrat e drejtuesve të ri të policisë të emëruar sot, VENDLINDJEN e tyre dhe vendet e emërimit dhe pozicionet që do mbajnë!

P.S. Sot u emërua me detyrën e zv/drejtorit të policisë në Vlorë edhe protestuesi i plagosur në demonstratën e “21 janarit” para kryeministrisë! #Suksese_ne_jete# ---

Në drejtorin e përgjithshme të Policisë së Shtetit: Idajet Faskaj, lindur në Lushnje – drejtor i krimit organizuar

Sokol Selfollari, lindur në Korçë – drejtor për trafiqet dhe narkotikët Aida Hajnaj, lindur në Fier – drejtor e kufirit e emigracionit Sokol Bizhga, lindur në Gjirokastër – drejtor forcave operacionale Shkëlqim Saço, lindur në Vlorë – drejtor I studimeve strategjike Niko Brahimaj, lindur në Vlorë – drejtor për krime të rënda Fredi Agastra, lindur në Korçë – drejtor në standartet profesionale ----Në drejtorin vendore të Policisë dhe Drejtoritë e Kufirit dhe Emigracionit: Gjovalin Loka, lindur në Mirëditë --- drejtor në Shkodër Dylaver Shimaj, lindur në Shkodër --- drejtor në Berat Alfred Çepe, lindur në Sarandë --- drejtor në Durrës Arben Dashi, lindur në Koplikë --- drejtor në Elbasan Ardi Veliu, lindur në Sarandë --- drejtor në Tiranë Albert Nushi, lindur në Lushnje --- drejtor në Fier Gentjan Shehaj, lindur në Fier --- drejtor në Vlorë Lorenc Panganika, lindur në Korçë --- drejtor në Korçë Bledar Çeliku, lindur në Durrës --- drejtor në Lezhë Arben Skëndo, lindur në Kuçovë --- drejtor në Korçë Idajet Hoxha, lindur në nga Lushnja --- drejtor kufiri në Shkodër Arben Joca, lindur në Tiranë --- drejtor kufiri në Korçë Luan Hyseni, lindur në Përmet --- drejtor kufiri në Vlorë Manol Dhamaj, lindur në Vlorë --- drejtor kufiri Gjirokastër Bashkim Shehu, lindur në Kukës --- drejtor kufiri në Kukës Ilirjan Balla, lindur në Berat --- zv/drejtor në Shkodër Shkëlqim Pepkolaj, lindur në Kukës --- zv/drejtor në Kukës Koço Dafa, lindur në Tepelenë --- zv/drejtor në Gjirokastër Fatmir Hoxha, lindur në Fier --- zv/drejtor në Berat Adriatik Tafçiu, lindur në Dibër --- zv/drejtor në Dibër Sokrat Godo, lindur në Kuçovë, (I plagosur me 21 janar) --- zv/drejtor në Vlorë Shkëlzen Rexhepi, lindur në Dibër --- zv/drejtor në Lezhë

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco