ZYRTARE/ ‘Të lidhur me kanabisin’, arsyet pse u shkarkuan  29 drejtorë në polici

ZYRTARE/ ‘Të lidhur me kanabisin’, arsyet pse u shkarkuan 29 drejtorë në polici

13:59, 27/04/2017
A+ Aa A-

Lejimi i mbjellje së kanabisi dhe trafikimi i drogës i kanë kushtuar postin 29 drejtorëve në Policinë e Shtetit dhe nëpër qarqe. Ministria e Brendshme ka bërë publike përveç emrave edhe arsyet se pse ka larguar një pjesë të mirë të kryepolicëve që i riktheu në vitin 2013.

Me një njoftim për median, Policia e Shtetit shprehet se lëvizjet janë bërë për një fushatë elektorale më të mirë dhe për shkak se këta drejtues nuk kanë luftuar mbjelljen e kanabisit në vend.

“Policia e Shtetit është e angazhuar në përmbushjen me sukses të një sërë prioritetesh të rëndësishme si garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në zbatimin e detyrimeve që përcakton Kodi Zgjedhor; luftën kundër trafikut të drogës dhe veçanërisht kultivimit të kanabisit; luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe trafiqeve të paligjshme; konsolidimit të strukturave të Policisë së Shtetit edhe përmes rritjes së integritetit dhe aftësisë profesionale të punonjësve të Policisë e menaxhimit më të mirë të tyre, si dhe realizimit sa më mirë të detyrave që lidhen me sezonin e ri turistik.

Në funksion të nevojës për të përmbushur sa më mirë prioritetet e mësipërme si dhe për të përmirësuar më tej punën e strukturave vendore të Policisë, në reflektim edhe të arritjeve dhe problematikave të konstatuara gjatë vitit 2016 dhe tremujorit të parë këtij viti, janë bërë një sërë ndryshimesh në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit, në nivel qendror dhe vendor”,m thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Lexo edhe:

Tërmet në Policinë e Shtetit dhe në qarqe, ndryshohen 29 drejtues policie. Lista e emrave

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

hasanhasani@hotmail.com27/04/2017 17:02

Dikur ne monizem ne gazeten Zeri I Popullit ka pas kene nje rubrike Pohojne me gojen e tyre Dhe sot kur po lexoje kete shkrim mu kujtua kjo rubrike A skam te drejte apo jo Kur opozita shenjestronte policine si nje nga faktoret ktyesore te kanabizimit te vendit .qeverija tallej e qeshte me te Tash qe don me mbulue diellin me shoshe po na i gjen fajtorin ,po forcon luften kundra kanabisit duke hequr ata qe e ruanin e qe e mbillnin ,korrnin e shisnin SHEFAT E MEDHENJ TE POLICISE Valle cdo te bbeht me Sajmir Tahirin si ish minister dhe pergjegjesi kryesore i kesaj situate qe ndodhemi

Shkodran27/04/2017 14:11

Se ka kuptuar akoma Edi Rama qe duhet ta lej karrigen e kryeministrit sepse nuk ja ka lene Kristaqi po Profesor Doktor Sali Berisha...?

Shto koment

Denonco